Trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka arritur me 3 orë vonesë për shkak të dallgëve të detit nga moti i keq. Trageti duhet të mbërrinte në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa është ankoruar më vështirësi në orë 11:00.
/Shqiptarja.com
Ndërkohë si pasojë e motit të keq as anijet e peshkimit nuk kanë dalë sot në lundrim. I gjithë vendi, përfshirë edhe Jugun është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë që në Durrës nuk ka pasur probleme me tragetet, ndërsa sektori i peshkimit është i pezulluar.
d.b/shqiptarja.com










