Moti i keq, avioni "luftë" me erën
mbi pistë, shmanget tragjedia/VD

Moti i keq, avioni mbi pistë, shmanget tragjedia/VD
">
Stuhia që ka prekur Europën veriore ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve, por pilotët e këtij avioni kanë arritur ta ulin me sukses pasi era e fortë gati sa nuk ka shkaktuar një tragjedi.

Ky është momenti dramatik kur era e fuqishme për pak përplas avionin i cili po ulej në pistën e Dyseldorfit në Gjermani, por pilotët kanë arritur t’ia dalin mbanë.

Pilotët arrijnë ta anojnë aeroplanin për ta mbajtur pjesën e përparme drejt me pistën, kjo është një teknikë e njohur si një ulja “gaforre”. Era që fryn avionin me shumë forcë saqë pothuajse rrotullohet plotësisht. Avioni, i cili po fluturonte nga ishulli gjerman Sylt dhe që transportonte rreth 70 pasagjerë, zbret në një kënd të tillë që pjesa e parë e avionit të dalë në anën e kundërt të bishtit.

Stuhia që goditi avionin mbi pistën e Dyseldorfit ishte rreth 110 km në orë por pilotët arritën ta ulnin me sukses, pa dëmtuar asnjë pasagjer. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS