Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë

Lushnjë - Reshjet e dendura të breshërit të rëna pasditen e së premtes kanë dëmtuar totalisht 160 hektarë të mbjella me nektarinl e pjeshkë në Njësinë Administrative Fiershegan bashkia Lushnje.

15 minuta të kapriçiove të motit kanë mjaftuar për të falimentuar fermerët të cilët prej më shumë se 20 vitesh kultivimin e pjeshkëve e kanë të ardhur kryesore për familjet e tyre. Fermerët nuk pretendojnë për të marrë fitim por as shpenzimet e kryera këtë sezon bujqësor.

Bashkia e Lushnjes në koordinim me njësinë administrative FierShegan kanë ngritur një grup pune me specialistë për të verifikuar dëmet e shkaktuara.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Del FOTO/ Kush është ish i dashuri që vrau shqiptaren në Itali

Del FOTO/ Kush është ish i dashuri që vrau shqiptaren në Itali