Moti i keq/ Denoncimi i Shehut: Dy blegtorë në Gjirokastër të bllokuar nga dëbora bashkë me bagëtitë

Moti i keq/ Denoncimi i Shehut: Dy blegtorë në Gjirokastër të bllokuar nga dëbora bashkë me bagëtitë

Foto ilustruese

Dy blegtorë në qarkun e Gjirokastrës janë bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës. Denoncimi është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Blegtori Alket Nikolli nga Golemi sipas Shehut është i bllokuar në Glinë të Dropullit me 400 krerë bagti të imëta. Blegtori i dytë është Ali Dosti i cili është bllokuar në fshatin Tolar të Këlcyrës. Sipas Shehut njëri nga fermerët ka kërkuar ndihmë nga prefektura, por nuk ka marrë zgjidhje.

Per te kuptuar gravitetin e gjendjes se njerezve e bagetise ne Qarkun e Gjirokastres, si dhe indiferencen e pa aftesine e institucioneve, po bej publik vetem nje fakt te tanishem:
Blegtori Alket Nikolli nga Golemi, aktualisht eshte i bllokuar ne Gline te Dropullit me 400 krere bageti, pa strehe e pa asnje mundesi levizje. Njoftoi sekretarin e Prefektures per kete urgjence dhe mori nje pergjigje absurde; te prese se nga dreka do te behet nje mbledhje, qe do ta marre ne shqyrtim edhe kete rast. Kerkoj te ndihmohet menjeher. Po keshtu aktualisht ka ngelur ne fshatin Tolar, Deshnice, Kelcyre, blegtori Ali Dosti me mbi 1000 krere , i izoluar e i bllokuar, pa asnje lloj ndihme. Trashesia e bores mbi 70 cm."
-shkruan Shehu në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin