
Moti i keq që ka prekur Shqipërinë ka shkaktuar probleme dhe në aeroportin e Rinasit. Disa linja avionësh kanë devijuar rrugën dhe janë ulur në aeroporte alternative në vendet fqinje. Një nga avionët ka qenë ai i linjës Romë-Tiranë i cili duhet të ulej në orën 09:55 të mëngjesit të kësaj të enjteje, por nga moti i keq është detyruar të qëndroje për pak kohë në ajër, dhe më pas është ulur në aeroportin e Barit.
Aktualisht sipas burimeve të Report Tv, situata është qetësuar dhe disa nga linjat e avionëve, kanë nisur punën normalisht dhe kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërkohë që qytetarët që janë në ato linja që pilotët kanë përfunduar orët e fluturimit, do ju duhet të presin deri në linjën e radhës. Kjo ndodh për shkak se stafeve nuk ju lejohet të fluturojnë pa bërë orët e pushimit.
Lajmi kryesor:
Lezha nën pushtetin e ujit, përmbyten disa shtëpi! Mbi 1000 ha tokë e përmbytur në Shkodër! Pas 12 orësh ankorohet trageti Vlorë-Brindisi! Pezullohet mësimi në 56 shkolla









