Lezha nën pushtetin e ujit, përmbyten disa shtëpi! Mbi 1000 ha tokë e përmbytur në Shkodër! Pas 12 orësh ankorohet trageti Vlorë-Brindisi! Pezullohet mësimi në 56 shkolla

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë krijuar probleme pothuajse në të gjithë vendin, por situata më problematike paraqitet në Shkodër dhe Lezhë. Në Shkodër është përmbytur sërish fshati Obot, i cili u përmbyt sërish brenda dy muajsh. Janë rreth 1 mijë hektarë tokë nën ujë në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa Prefektja Majlinda Angoni u kujdes të theksojë se shkak nuk janë shkarkimet nga HEC-i Vaut të Dejës.

Problematikë të theksuar ka dhe në Malësi të Madhe ku për shkak të reshjeve të borës aktualisht është e pakalueshme rruga e Thethit, ndërsa në Vërmosh mbërrihet me vështirësi.  Prej dy ditësh janë pa drita me qindra banorë në fshatrat e Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë të Madhe dhe Pukës që OSHEE i përllogarit në 800 abonentë.

Në Lezhë rrugët e qytetit të Lezhës u përmbytën si pasojë e reshjeve të dendura dhe mospastrimit të kanaleve kulluese dhe pusetave. Ndërkohë janë me dhjetëra banesa me prezencë uji si pasojë e vërshimit të kanalit të ujërave të larta.  Në harkun kohor të 4 orëve ka rënë 50 mm shi në gjithë territorin e bashkisë së Lezhës duke sjellë përmbytje të rrugëve në lagjet Beselidhja dhe 11 Janari. Po ashtu ka ndërprerje të energjisë elektrike në një sërë fshatrash.  Me dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur ne fshatrat Zejmen dhe Kolsh.

Probleme ka pasur edhe në disa qytete të tjera të vendit. Në Lekbibaj të Tropojës 5 anëtarë të familjes së Gjelosh Gjon Qehase kanë mbetur pastrehë, pasi era rrëzoi çatinë e shtëpisë. Ndërsa rruga Bajram Curri-Fierzë është e pakalueshme nga rënia e gurëve dhe inerteve. Po kështu në disa fshatra janë dëmtuar rrugët rurale dhe shtyllat elektrike.

Në Korçë era e fortë rrëzoi në mesditë çatinë e një magazine ushqimore duke dëmtuar 5 automjete. Bresher dhe shtrëngata shiu përfshinë dhe Durrësin e Shijakun paraditen e së enjtes.  Për afro dy orë në mëngjes u përmbyt rruga pranë stadiumit në lagjen nr 18, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve. Vazhdon të jetë i pezulluar lundrimi detar për peshkarexhat dhe anijet e mallrave, ndërsa tragetet u nisën drejt Barit me disa orë vonesë. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi u ankorua në Portin e Vlorës pas pothuajse 12 orësh qëndrimi në det.

Për shkak të motit, disa linja avionësh nuk mundën të uleshin në aeroportin e Rinasit dhe devijuan itinerarin duke bërë ulje të detyrueshme në Bari të Italisë dhe disa aeroporte alternative në vendet fqinje. Aktualisht sipas burimeve të Report Tv, situata është qetësuar dhe disa nga linjat e avionëve janë rikthyer në aeroportin “Nënë Tereza”.

Për shkak të motit të paqëndrueshëm Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin paafat në 56 shkolla të vendit. Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u bën thirrje qytetarëve në zonat e përmbytura që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur, lëvizjet.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
Reshjet e dendura të shiut, përmbytet tregu i qytetit në Lezhë

Përmbytjeve të ditës se sotme në Lezhë nuk i shpëtoi as tregu i qytetit. Siç shihet dhe nga pamjet uji ka vërshuar nëpër njësitë tregtare brenda tregut duke sjellë dëme për tregtarët. Një situatë e tillë solli mbyllje të tregut gjatë ditës së sotme, ndërsa një përmbytje e tillë nuk ishte parë prej shumë vitesh në Lezhë.

Ora 19:11
Përmbytjet në Shkodër, prefektja Angoni thërret Shtabin e Emergjencave Civile

 

Situata e krijuar nga përmbytjet në Shkodër, ka bërë që prefektja e Shkodrës të thërrasë Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturën e Shkodrës. E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe Ministrja Elisa Spiropali e cila garantoj të gjitha strukturat se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate.

Bashkite kanë kërkuar që Qeveria të ndërhyjë pranë Ministrisë së Financeve për zhbllokimin e fondeve për të ndërhyrë në situatën e Emergjencës. Drejtori i Agjensisë Kombetare të Emergjencave Civile Haki Çako, i bëri thirrje të gjithë bashkive të Qarkut të aplikojnë për të përfituar fonde nga qeveria për emergjencat civile.

Ora 18:03
Moti i keq, qarku i Korçës ende në errësirë! Priten edhe reshje borë në disa bashki

1674147857_kkirc.JPG

Një pjesë e zonave në Qarkun e Korçës, janë ende nën errësire. Nga prefektura e Korçës bëhet me dije se ende abonentët në Vithkuq dhe në Bashkinë e Devollit nuk kanë energji elektrike, ndërsa për abonentët e nënstacioneve të tjera rryma është kthyer. Situata e erës së fortë dhe reshjeve të lehta të shiut është ende prezente momentalisht në Qarkun Korçë, ku ka shkaktuar jo pak probleme në 24 orët e fundit. Gjatë orëve te natës priten dhe reshjet e borës në bashki të ndryshme të Juglindjes.

Ora 17:50
Situata nga përmbytjet në Lezhë, Manja dhe Ndreu zbresin në terren: Kemi çdo gjë nën kontroll! Me natyrën nuk luftojmë dot

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh edhe i deleguari i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu inspektuar situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Kolshit në Lezhë.

Ata u ndalën tek ura e shembur në lagjen ‘Koder Mulluri’, ndërsa deklaruan se situata është nën kontroll dhe po monitorohet gjatë gjithë kohës nga strukturat shtetërore përfshirë dhe forcat e ushtrisë të cilat kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në Lezhë.

‘Shërbimi Emergjencave Civile dhe ushtria është këtu Sasia e reshjeve që ka qenë dhe mendohet që të bie edhe në orët e natës është e paparashikueshme. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe në pronat e qytetarëve. Janë orë dhe situata që duhet ët jemi të gjithë bashkë. Me natyrën nuk luftojmë dot. Është detyrë e bashkie dhe ushtrisë që tu gjendet në ndihmë qytetarëve, detyrë të cilën e kanë kryer si duhet.’- u shpreh Manja.

‘Kemi kontaktuar njerëzit. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Reshjet kanë rënë. Shpresojmë mos të kemi pasoja të rënda në vazhdim. Situata e reshjeve ka rënë. Uji në qytet po tërhiqet. Por punojnë të gjithë hidrovorët. Niveli i prurjeve ka rënë në lumin e Mantisë.’- tha Ndreu.

Ora 17:08
OSHEE: Përmirësohet situata e furnizimit me energji, deri në mesditë riparohen 70% e avarive

1674144588_32342600930744113961850221543933581810361786n.jpg

OSHEE ka njoftuar se janë riparuar 70% e defekteve në vend, që kanë ardhur si pasojë e motit të keq. Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni Gjirokastër, Shkodër dhe Burrel, kryesisht zonat rurale të thella dhe malore. 

“Si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje shiu intensive shoqëruar me shkarkesa atmosferike në të gjithë vendin, rrjeti i shpërndarjes së energjisë  u prek nga defektet kryesisht në linjat ajrore. Në krahasim me situatën e orës 09.00, deri në mesditë grupet e avarisë së OSSH kanë riparuar mbi 70 përqind të defekteve të cilët u shfaqën kryesisht në këputje përcjellësash dhe thyerje izolatorësh. Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni Gjirokastër, Shkodër dhe Burrel, kryesisht zonat rurale të thella dhe malore. Vështirësi paraqet terreni i vështirë në të cilën ndodhen linjat e dëmtuara. Siç shihet dhe nga fotot, megjithë reshjet e shiut, punonjës nga 11 rajonet e OSSH në vend, janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, njofton OSHEE.

Ora 16:58
Përmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore pranë mbikalimit te Patokut dhe në Fushë-Gjormë

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në Kurbin. Kanalet kulluese kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore.Situata më problematike paraqitet pranë mbikalimit të Patokut dhe në Fushë-Gjormë, ku sipërfaqe të mëdha të mbjella ndodhen nën ujë, duke shkaktuar dëme të shumta.

Banoret thonë se kjo është një situatë e përsëritur sa herë kë reshje të dendura shiu, për shkak të mos hapjes së kanaleve kulluese.

“Gruri është duke u dëmtuar. Në shumë shtëpi ka rrezik të hyjë uji brenda. Ka shumë gjasë. Asnjë masë nuk merret nga Bashkia dhe Qeveria. Zoti të na ketë në dorë se për ta Kurbini ka mbaruar. Gjendja e jashtëzakonshme është për fajin e shtetit. Kanalet aty nuk janë hapur kurrë,  hidrovoret nuk punojnë. Ku është Edi Rama apo qeveria? Dëmtimet i kemi shumë të rënda.”- tha një banor.


“Emergjenca civile nuk ka vënë dorë në asgjë, as në pastrimin e kanaleve... Nuk ka vënë dorë në asgjë.”- tha një tjetër banor.

Gjatë orëve të drekës të së enjtes intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë në të gjithë territorin e Qarkut të Lezhës dhe kjo pritet të ndikojë në përmirësimin e situatës së përmbytjeve.

Ora 16:57
VIDEO/ Pas 12 orësh qëndrim në det, ankorohet trageti i linjës Vlorë-Brindisi

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është ankoruar në Portin e Vlorës. Trageti ka mbërritur rreth orës 11 në Vlorë, por nuk ka mundur që të ankorohet për shkak të motit të keq dhe ka qëndruar në radë. Rreth orës 15:14 minuta trageti ka ankoruar duke zbarkuar pasagjerët që të udhëtonin nga Italia drejt Vlorës.

Ora 16:49
Reshjet e dendura të shiut në Lezhë, dëmtohet ura që lidh banorët e lagjes 'Kodra e Mullirit' me rrugën nacionale

Prurjet e shumta dhe të rrëmbyshme të përroit të Manatisë në Lezhë kanë dëmtuar urën që lidh banorët e lagjes “Kodra e Mullirit” me rrugën nacionale. Si pasojë është dëmtuar edhe tubacioni i ujësjellësit.

Në zonë janë prezente forcat e ushtrisë që kanë ardhur në ndihmë dhe po shikojnë mundësinë e ndërtimi të shpejtë të urës që lidh 600 banorët me aksin nacional.

Ora 16:45
PD: Ura në Fushë Draç Ishëm, e ndërtuar nga rilindja urbane është shembur! Bashkia e Durrësit: E ndërtuat ju, ne po e riparojmë

1674143634_Screenshot2.jpg

Partia Demokratike ka akuzuar ditën e sotme se ura në Fushë Draç Ishëm, e ndërtuar nga rilindja urbane është shembur. Pas këtyre akuzave, Bashkia e Durrësit ka reaguar duke thënë se kjo urë është ndërtuar nga vetë PD-ja në 2011 nga kryetari i komunës Ishëm Gëzim Ylli. Ato sqarojnë se pavarësisht kësaj, debatit se kush e ka ndërtuar, Bashkia po punon për riparimin e saj.

"Edhe pse në një ditë të ngarkuar me punë ku të gjitha grupet tona janë në terren në përgjigje të situatës, duhet të harxhojmë kohë dhe energji për të vërtetuar me dokumenta dhe fakte të kundërtën e atyre që akuzohemi. Meqënëse përgjegjësia edhe për motin ekstrem kërkohet ndaj qeverisë ku akuzohemi se “ura në Fushë Draç Ishëm, e ndërtuar nga rilindja urbane është shembur” ju vëmë në dispozicion një dokument që vërteton se ky investim është kryer dhe marrë në dorëzim në vitin 2011 nga kryetari i komunës Ishëm Gëzim Ylli i cili ishte përfaqësues i Partisë Demokratike. Pavarësisht akuzave ne vazhdojmë punën në shërbim të qytetit dhe qytetarëve dhe brenda pak ditësh kjo urë do të riparohet", njofton Bashkia. 

Ora 16:31
Moti i keq mbi Rinas, disa avionë u detyruan që të ulen në Bari

1657908927_Rinasi770x433.jpg

Moti i keq që ka prekur Shqipërinë ka shkaktuar probleme dhe në aeroportin e Rinasit. Disa linja avionësh kanë devijuar rrugën dhe janë ulur në aeroporte alternative në vendet fqinje. Një nga avionët ka qenë ai i linjës Romë-Tiranë i cili duhet të ulej në orën 09:55 të mëngjesit të kësaj të enjteje, por nga moti i keq është detyruar të qëndroje për pak kohë në ajër, dhe më pas është ulur në aeroportin e  Barit.

Aktualisht sipas burimeve të Report Tv, situata është qetësuar dhe disa nga linjat e avionëve, kanë nisur punën normalisht dhe kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërkohë që qytetarët që janë në ato linja që pilotët kanë përfunduar orët e fluturimit, do ju duhet të presin deri në linjën e radhës. Kjo ndodh për shkak se stafeve nuk ju lejohet të fluturojnë pa bërë orët e pushimit.

Ora 15:18
Moti i keq në Lezhë, evakuohet një familje prej 6 personash në lagjen Kodër Mulliri

 

Një familje prej 6 personash është evakuuar si pasojë e motit të keq në lagjen Kodër-Mulliri. 

Situata në qarkun Lezhë, është përshkruar nga reshjet e shiut me intensitet të lartë.

Është bllokuar qarkullimi në urën Mërçi që lidh fshatin Lezhë-Balldren.  

Lumi Mat në kuota jo kritike, po punohet për pastrimin e inerteve në rrugë

. Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat vendore MC të bashkive të  qarkut janë në gatishmëri.

Ora 15:03
Moti i keq, vonohet ankorimi i tragetit në Vlorë, 64 pasagjerë në bord në tragetit të nisur nga Brindisi në det të hapur për 12 orë

64 pasagjerë në bord në tragetin e Linjës Vlorë-Brindisi, kanë qëndruar në det të hapur për 12 orë. Pritet që trageti të ankorohet  në orën 16.00. Ishte parashikuar që të mbërrinte në orën 11 të paradites, por u vonua për shkak të erës së fortë.

Trageti është nisur nga porti i Brindisit në orën 7.05 të mëngjesit.

Ora 14:49
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut në Lezhë, lumi Drin pranë pikës kritike

 

Lumi Drin në Lezhë ndodhet një pikë kritike, kjo për shkak të prurjen e të shumta nga reshjet intensive të shiut.

Ujërat e Drinit kanë mbuluar shëtitoren në pjesë të ndryshme të qytetit, por fatmirësisht deri tani, pa shkaktuar dëme.

Ora 14:28
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi për tragetet e linjës Sarandë - Korfuz

1674134988_b4b545df86e549bea48a76e1f11bddbe.jpg

Dallgët e detit të shkaktuara nga era e fortë që frynë prej mbrëmjes së djeshme, kanë pezulluar lundrimin e të gjitha mjeteve ujore, përfshi edhe tragetet e linjës Sarandë - Korfuz. Në bregdetin e Sarandës, si pasojë e dallgëve të forta, një varkë e cila ankoruar në zonën e plazhit, është mbuluar nga rëra dhe mbetje të tjera të nxjerra në plazh nga dallgët e forta.

Ora 13:23
Moti i keq, Spahia: Problem serioz mungesa e energjisë për fshatrat! Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve

 

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka folur për përmbytjet duke thënë se banorët po lihen vetëm ndërsa është përsëritur e njëjta situatë duke u kthyer në një barrë në xhepat e tyre.

“Përsëritet e njëjta situatë. Problematikat janë të shumta. Mungesa e energjisë për fshatrat është kthyer në problem serioz. Duhet vënë dorë njëherë e mirë për këto banorë. Duhen masa afatgjate. Mjaft është mjaft, banorët të mos lihen të vetëm. Është një barrë ekonomike në xhepat e këtyre banorëve, po lihen në vetmi. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve. KESH përveç se të përfitojë nga shitja e energjisë, të marrë përsipër dëmin e banorëve. Ngre dyshimet e mija për menaxhimin e kaskadës së Drinit”, tha Spahia.

Ndërkohë kreu i njësisë administrative Ana e Malit, Arben Ceni ka thënë situata është e përkeqësuar dhe se kjo gjendje po kalon në krim.

“Situata e përkeqësuar. Kjo gjendje po kalon në krim. Me 1 përmbytje nuk kemi energji elektrike. Nuk kërkojmë lëmoshë, as ndihma, por ti japin zgjidhje. Kemi marrë masat tona sa kemi pasur mundësi. Nuk bën më kështu se nuk po ka zgjidhje”, tha Ceni.

Ora 13:20
Moti i keq, ministri i Mbrojtjes: Lezha dhe Shkodra më të rrezikuarat! Situata nën monitorim! Disa bashki  të marrin masa paraprake që të paraprijnë çdo situatë

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një konferencë për mediat ka folur rreth situatës së motit në të gjithë vendin, Ministri tha se situata është nën monitorim, nuk ka rrezikshmëri, ndërsa qarqet që janë prekur më tepër nga reshjet e shiut janë Shkodra dhe Lezha.

Ministri Peleshi tha se në përgjithësi lumenjtë janë brenda kutove normale, ndërsa rreziqe paraqet lumi Buna dhe lumi Vjosa.

"Reshjet do të vazhdojnë dhe për dy ditët në vijim. Situata ka paraqitur problem nga veriu në jug. Disa problem janë shfaqur në qarkun e Shkodrës saj përket infrastrukturës. Furnizim me energji ka shfaqur probleme. Kuotat e lumenj, lumi Osum nuk paraqet probleme, por ka një rritje në zonë e Çorodovodës, Lumi Devoll në kuota normale, lumi Drin 6.5 m, rritje prej 25 cm. Niveli i lumi Drin në Lezhë, nuk është ende në kufi kritik, por po i afrohet. Për fermerë, nuk jemi afër rrezikut, ka dalje të lumit Buna në Muriqn dhe Oblik."-u shpreh ministri.

Minsitri njoftoi se po punohet për të rikthyer energjinë në zonat ku ka problematika.

“Shkarkimet janë në rënie dhe po menaxhohen shumë mirë nga KESH. Faktori negativ i shkarkimeve po vjen duke u ulur pasi shkarkimet po menaxhohen shumë me kujdes, furnizimi me energji elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe, por është një problematikë që e shoqëron këtë periudhë për shkak të reshjeve të larta dhe erërave në këtë sezon."-tha minstri.

Ai tha se bashkitë që janë më të rrezikuar të përgatiten paraprakisht dhe të marrin të gjitha masat në mënyrë që të paraprijnë çdo situatë.

 “Bashkë duhet të marrin masa në ato zona ku ka rrezik. Duhet të përgatit për të pasur kapacitete të lira në rast evakuimi. Duhet të rrisin kontrollin në funksionalitetin e hidrovoreve, mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve logjistike. Të merren masa nga bashkitë që kanë porte."- shtoi ministri.

Ora 13:16
Situata nga moti i keq, kryebashkiaku i Lezhës për Report Tv: Ekipet e emergjencave janë në terren, kemi gjithçka nën kontroll

 

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu foli në Report Tv për situatën e krijuar nga moti i keq. Ndreu tha se të gjitha ekipet e emergjencës janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Ndreu tha se kanë identifikuar zonat problematike dhe kanë gjithçka në kontroll.

“Ka prurje të jashtëzakonshme. Ishte e paparashikuar, nga të dhënat parashikonim reshje të ulëta jo të këtij intensiteti. Jemi në terren. Me ekipet emergjencave, punonjësit e bashkisë po bëjmë çfarë është e mundur që situata të mos ketë pasoja në njerëz. Shpresojmë që situata të vijë në përmirësim të vazhdueshëm dhe të dalim nga kjo problematikë. Kemi hapur 400 km kanale kulluese, nuk kemi probleme në shumë zona. As në shirat e mëparshëm nuk kemi pasur probleme shumë të rënda. Jemi në këtë zonë, kemi bërë një vështrim në disa zona. Kemi identifikuar të gjitha problematikat. Kemi gjithçka në kontroll, kryesorja është evakuimi i personave që janë në probleme pastaj do shkonim se ku mund të ndërhyjmë me emergjencat më vonë’, tha Pjerin Ndreu.

Ora 12:56
Moti i keq në Korçë, era e fortë rrëzon çatinë prej llamarine të një magazine! Dëmtohen 5 automjete të parkuara

 

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8 në Korçë, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në një vend që frekuentohet shumë nga qytetarët për të bërë pazar dhe është fat që nuk ka të lënduar.

Ora 12:04
Iu përmbyt banesa në Lezhë, banori për Report Tv: Ka vite që nuk ndodh, gjithçka brenda shtëpisë më është prishur

 

Për shkak të motit të keq, disa banesa janë përmbytur në Lezhë. Report Tv sjell pamjet ku shihet sesi uji është futur në banesat e zonës, ndërsa lumi Drin ka dalë nga shtrati në disa pika.

Një banor tha për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila se kjo situatë ka disa vite që nuk është përsëritur. Atij i është futur uji në banesë ndërsa thotë se ka dëme materiale pasi gjithçka brenda shtëpisë i është lagur.

“Nami. Ky shi nuk bën vaki me u përsërit. Ka nja 15 vjet që nuk është përsërit kjo situatë. Ka dëme. Gjithçka që është brenda është lagur”, tha ai.

Ora 11:56
Moti i keq, pezullohet mësimi në 56 shkolla në të gjithë vendin, Kushi: S’do bëhet mësim deri në përmirësim të situatës

1673516403_Screenshot1.jpg

Për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq është pezulluar mësimi në 56 shkolla në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit njofton se ky vendim është marrë për sigurinë e nxënësve dhe se pezullimi do të vijojë deri në përmirësim të situatës. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim.

Njoftimi i plotë

Për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, pas komunikimeve intensive të këtyre ditëve me zyrat vendore arsimore dhe bashkitë, ju informojmë se mësimi është ndërprerë në shkollat e mëposhtme:

1. Shkolla 9-vjeçare "Perlat", Hamallaj,
2. Shkolla 9-vjeçare "Met Hasa", Durrës,
3. Shkolla 9-vjeçare "Fshati Rinia", Durrës, 
4. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,
5. Shkolla 9-vjeçare "Giman", Shalë,
6. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë, 
7. Shkolla 9-vjecare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
8. Shkolla 9-vjecare “Palaj”, Shosh, 
9. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
10. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult, 
11.  Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
13. Shkolla 9-vjecare “Bruçaj”, Pult, 
14. Shkolla 9-vjecare “Plan”, Pult, 
15. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult, 
16. Shkolla 9-vjecare “Xhan”, Pult,
17.  Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë,
18. Shkolla 9-vjecare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër,
19. Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj, 
20. Shkolla 9-vjeçare " Kolec Mekshaj", Tale,
21.  Shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll,
22. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Llesh Nik Daka", Shënkoll,
23. Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni", Rrilë,
24. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen,
25. Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen,
26. Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen,
27. Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen,
28. Shkolla 9-vjeçare (jopublike) "Effata", Pllanë,
29. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet,
30. Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet,
31. Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet,
32. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë,
33. Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin, 
34. Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin,
35. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej,
36. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej,
37. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti", Lezhë,
38. Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja", Lezhë,
39. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta", Lezhë,
40. Shkolla 9-vjeçare “Kosova", Lezhë,
41. Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza", Lezhë,
42. Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë,
43. Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë,
44. Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistët”, Lezhë,
45. Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë,
46. Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë,
47. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Karl Gega", Balldren,
48. Shkolla 9-vjecare “Torovicë”, Balldren,
49. Shkolla 9-vjecare Kakarriq”, Balldren,
50. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht,
51.  Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht,
52. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç,
53. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër,
54. Shkolla 9-vjecare “Mark Rrozhani”, Mabë,
55. Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh, 
56. Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.

Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP. Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet.

Ora 11:51
Dëmtohet çatia e një shtëpie nga moti i keq në Tropojë, anëtarët e familjes mbesin në 'qiell të hapur' (VIDEO)

Tropoja është bashkia më e prekur nga situata e krijuar nga përkeqësimi i kushteve te motit. 48 orët e fundit ka pasur reshje shiu të cilat janë shoqëruar me erë të fortë e për rrjedhojë kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike. Pa energji elektrike janë fshatrat Zogaj Kepenek, Kam, Radogosh, Berishë dhe Çorraj të Nj.Ad Bytyq. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për çdo avari duke siguruar furnizim me energji për banorët.

Disa akse rrugore nacionale dhe rurale u dëmtuan për shkak të rënies se gurëve inerteve. Ka patur rënie inertesh dhe gurësh, bllokime tumbinosh, ku në rrugën Bajram Curri-Fierz km 12 ka patur rrëshqitje skrapati dhe bllokim të përkohshëm të saj. Bashkia Tropojë njoftoi se si pasojë e reshjeve të shiut në Lekbibaj, Tropojë e Vjetër, Bytyç, Valbonë ka patur dëmtime në ura dhe rrugë. Bashkia njoftoi se grupet e punës të emergjencave civile janë në terren për riparimin e dëmeve dhe verifikimin dhe dokumentimin e tyre.

Në Fshatin Tetaj Njësia Administrative Lekbibaj është dëmtuar banesa e familjes Gjelosh Gjon Qehaja. Si pasojë e erërave të forta çatia është dëmtuar komplet ndërsa banesa është bërë pa banueshme duke lënë përjashta anëtarët e familjes në motin me shi dhe erë.

Nga informacioni i KMC Prefektura Kukës, rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Në rrugët ku ka rënie gurësh dhe inertesh nga subjektet kontraktore po punohet për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Strukturat përgjegjëse të EC-së së bashkive me kapacitet e tyre janë në gatishmëri për ndërhyrje. Në Kukës dhe Has, pa energji janë Njësitë Administrative Zapodit, Shishtavec, Topojan, Tërthore, Kolsh, Surroj dhe Malzi bashkia Kukës, fshatrat Perollaj, Bardhaj, Helshan Kosturr Nj.Ad Golaj,  fshati Myç-Has NjA Gjinaj bashkia Has. Grupet e punës të OSHEE -së po punojnë për kthimin në normalitet të rrjetit elektrik të dëmtuar. Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të  gjithë Qarkun Kukës.

Ora 11:34
Moti i keq në Lezhë, përmbyten disa banesa në Lam të Ri! Të tjera rrethohen nga uji, banorët e izoluar (VIDEO)

 

Moti i keq e me reshje shiu të dendura kanë shkaktuar përmbytjen e disa banesave në Lam të Ri të Lezhës. Disa të tjera janë rrethuar nga uji, dhe për pasojë banorët kanë mbetur të izoluar.  

Ora 10:49
Moti i keq në Shkodër, prefektja Angoni: Situata është e menaxhueshme, emergjencat janë në gatishmëri

 

Prefektja e Shkodrës, Maljinda Angoni ishte në zonën e Obotit ku inspektoi situatën e krijuar nga moti i keq. Në daljen për mediat, Angoni tha se deri më tani situata është e menaxhueshme dhe të gjitha ekipet e emergjencave janë në gatishmëri nëse do të ketë një përkeqësim të situatës. Aktualisht në rrugën e Obotit ka prezencë të lartë të ujit dhe është e kalueshme vetëm me mjete te larta.

“Situatë e menaxhueshme. Është ulur dhe niveli I shkarkimeve nga 900 që ishte dje. Sot është 500 m3. Është një gjë normale. Kemi rritje të nivelit të Bunës, liqenit të Shkodrës që ka impoaktu edhe këtu ku ndodhemi sot. Jemi në pikën kyce. Jemi në menaxhim.

Situatë të vështirë. Rrugët janë të zhbllokuara, lëvizet me vështirësi nga Tamara në Vermosh, edhe nga Boga deri në Qafë Thore. Kemi rënie ortekësh përtej tunelesh, Qafë Thore bigë është e bllokuar për momentin. Të gjitha rrugët e tjera janë të aksesueshme. Përveç rrugëve nga Tamara-Vermosh që këshillohet të bëhen me zinxhirë. Po merren masat nga të gjithë firmat kontrakore. Shtabet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë.

Ora 09:57
Përmbytjet, shoferi: Që prej mëngjesit është bllokuar aksi Lezhë-Milot, makinat deri në timon të mbuluara me ujë! Banori: Nuk janë hapur kanalet

 

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kanë folur për situatën kritike në Lezhë që është përmbytur nga reshjet e shiut duke mbuluar makinat me ujë në aksin Lezhë-Milot ku ka shumë lëvizje.

“Përveç gazetarëve nuk ka ardhur asnjë njeri, as kryeplaku, as administratori, as kryetari i bashkisë, as policia. Këtu duhet të ishin hapur kanalet. Janë mjetet kanë një javë në kokë të kanalit dhe nuk është hapur asnjëri. Po nuk u hap gryka e kanalit, vetëm mjete private kanë ardhur duke punuar. Janë bllokuar disa mjete. Ka të paktën 10 vite që nuk janë hapur kanalet”, tha një banor.

“Është bllokuar aksi komplet. Nga Laçi në Lezhë ka shumë lëvizje kjo rrugë. Ka që në mëngjes që është bllokuar dhe nuk ka ardhur askush. Janë 20 kamiona që janë bllokuar. 10 makina kemi nxjerrë, 1 tjetër është deri në timon e mbuluar me ujë. Kjo situatë përsëritet shumë shpesh. I kemi telefonuar dhe s’ka ardhur askush”, tha një drejtues mjeti.

Ora 09:34
Reshjet e shiut, përmbytet rruga Lezhë-Milot! Bllokohen automjetet (VIDEO)

 

Prezenca e ujit në rrugë prej reshjeve të shiut ka bllokuar shumë automjete në rrugën nacionale Lezhë-Milot, pranë fshatit Spiten. Niveli i ujit në rrugë është mbi 1 metër.

Ora 09:21
Orteqe dëbore në tunelet panoramike, bllokohet aksi ‘Bogë-Theth’ në Shkodër! Prani inertesh në disa rrugë të tjera

Reshjet e shiut të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit kanë sjellë rënie gurësh të cilat kanë sjellë bllokime të disa rrugëve. Në aksin Tamarë-Vermosh ka prani të gurëve dhe inerteve. Prani të inerteve ka edhe në aksin Shkodër-Koman por rruga mbetet e kalueshme.

Në aksin rrugor Shkodër-Prekal, ka vërshim të ujit, por rruga mbetet e kalueshme. Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me reshje dëbore. Në aksin Bogë-Theth është e pamundur ndërhyrja pranë zonës së tuneleve panoramike ku për shkak të orteqeve të borës, është bllokuar rruga. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në disa prej akseve po punohet për të hequr dëborën nga rruga. 

Sipas informaciinit te DVP, situata ne akset rrugore eshte si me poshte:

1-Aksi Shkoder-Koman ka vende me mbetje inertesh po punon firma e kalueshme rruga.
2-Aksi Shkoder-Vermosh ka debore po e kalushme me zinxhir 
3-Akset rrugore ne Bashkin Puke Fushe arrez pa probleme
4-Aksi rrugor Shkoder-Prekal ka vershim
uji ne rruge por e kalueshme
5-Aksi rrugor Shkoder-Theth e kalueshme ka prani debore levizjet vetem me zinxhire 
Vazhdojne reshje shiu dhe debore ne Qarkun Shkoder deri tani pa probleme. 
Gjate nates nuk eshte rregjistruar asnje telefonate per ndihme ne Sallen Operative te DVP.

Nga Autoriteti Verior informohemi se ne aksin H.Hotit-Tamare-Vermoh ka renie guresh dhe inertesh ne rruge .
Po punohet per pastrimin e tyre me puntore e mjete.
Ne aksin Boge-Theth nga reshjet e shumta te bores ka patur orteqe bore ne zonen e tuneleve panoramike te cilet kane shkaktuar bllokim te rruges.
Momentalisht eshte e rrezikshme qe te nderhyhet pasi rreshqitjet e bores nga mali jane te vazhdueshme . Akset e tjere nuk kane probleme me qarkullimin.

Ne aksin Tamare -Vermosh, me renien e tempraturave, reshjet e shiut jane krhyer ne reshje bore. Puntoret e manovratoret po punojne per pastrimin e karrexhates nga bore.

Nga OSHE, informohemi se ka Shume probleme te cilat po perpunohen per te bere  nje permbledhje , ka pase problem edhe Linja e OST 110 qe furnizon Bushat - Lezhe.
Probleme ka ne Fushe Arrez, Vau Dejes, Rrenc, Dajc e Trush si dhe Zagora me kelmendin

Ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 19.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.20 m nuk ka ndryshim me oren 19.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.85 m me nje rritje prej 23 cm me oren 19.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.
Njesia Administrative Dajç:
 Fshatrat Mushan,Shirq,Suka Dajç jane pa energji elektrike.
Pjesa me e madhe e Njesise Administrative Velipoje eshte pa energji elektrike.
Njesia Administrative Ana e Malit: 
Siperfaqja e permbytur eshte 1000 Ha, ka rritje me 600 Ha nga ora 19.00 e dates 18.01.2023
Rruga e Obotit e kalueshme vetem me mjete te larta.
Fshati Obot eshte pa energji elektike.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Kerkohet nje mjet ushtriet I kalueshmerise se larte ne rrugen e Obotit,se bashku me 4 forca ushtarake.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Ne bashkine M. Madhe gjate nates ka patur rreshje te vazhdueshme ku si rrjedhoj e reshjeve te rena ka patur futjen e ujit ne 2 banesa ne njad. Kastrat.
Ne njad. Shkrel, Kelmend  e Kastrat nuk ka patur energji elektrike.
Akset rrugore jane te kalueshme por ne ato rurale ka prezence te ujit ne disa akse
Ne qafthore ka patur reshje bore por kontraktoret e kane mbajtur te hapur aksin

Ne bashkine Puke qe ne oren 5 .00 te mengjesit te sotem ka reshje te dendura shiu dhe ere,  vijon te kete demtime ne rruget auto rurare,  shembje rreshqitje   dhe prurje dherash,  energjia elektrike eshte me nderprerje te herpashershme ne njesite Administrative

Ne Bashkine Vau Dejes  Rreshjet e shiut vazhdojne me intensitet te larte ne teritorin e Bashkise Vau-Dejes..Energjia elektrike eshte nderprere ne njesite Hajmel, Vig Mnele,Temal dhe Shllak dhe ne disa fshatra te Njesise Administrative Vau Dejes. Ka pasur rreshqitje dherash dhe guresh,ne rruget rurale, prurje te medha ne perroje.Ura e Gjinajve ne Njesine Vig Mnele vazhdon te jete ne rrezik.  Ne Bashkine Fushe-Arrez, vazhdojnd reshjet e dendura te shiut te shoqeruara me era te fuqishme dhe shterngata. Vazhdoim te kemi probleme me rruget ku ka shkarje gursh  dhe dherash dhe rreshqitje te trupi te rruges ne aksin Bardhet-Iballe. Gjithashtu kemi pasur probleme me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra te Njesive Iballe, Fierz, Qafe-Mali dhe Blerim. Shkarkimet nga Hecet, jane ulur nga 900m3 qe ishin dje ne 500m3

Ora 08:54
Moti i keq, disa fshatra mbesin pa energji elektrike në Korçë

Gjatë natës në Korçë ka patur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat janë shoqëruara me erë të forte e për rrjedhojë kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike.  Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Administrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Grupet e punës të OSSHEE dhe Agjencitë Elektrike në rrethe janë në terren për riparimin e defekteve. Problematika të tjera nga bashkitë nuk raportohen.

Rrugët nacionale kanë qenë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki nuk raportohen problematika. Situata me energjinë elektrike në fshatrat e prekur është duke u riparuar brenda ditës.

Ora 08:47
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje të rrugëve kryesore në qytetin e Durrësit, e pamundur lëvizja e qytetarëve (VIDEO)

 

Për shkak të reshjeve të shiut, disa prej rrugëve kryesore në qyteti ne Durrësit janë mbuluar nga uji. Një prej tyre është kryqëzimi i rrugës së stadiumit, ku gjenden disa shkolla të mesme profesionale dhe të përgjithshme.

Situata tashmë është e përsëritur ku si çdo vit, për shkak të reshjeve, rrugët kryesore të qytetit mbulohen nga uji, duke bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve dhe nxënësve të shkollave. Qarkullimi në rrugët e qytetit është i mundur vetëm me makinë. 

Ora 08:35
Moti i keq/ Mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit ende të pezulluara në Vlorë, disa fshatra pa energji elektrike

 

Ka një përmirësim të kushteve hidrometeorologjike në Vlorë, megjithëse mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit vazhdojnë të jenë të pezulluara për shkak të erës së fortë. Ndërkohë, niveli i lumit Vjosë arriti gjatë mbrëmjes në 6.30 metra duke dalë pak në pjesën e Pazarit dhe sot sërish është rikthyer në shtrat, megjithatë situata mbetet nën monitorim.

Gjatë natës ka pasur erëra të forta,të cilat vazhdojnë të jenë të fuqishme duke shkaktuar mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa zona. Konkretisht: 20 abonentë te: zona e Pus-Mezinit, Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Tërbac, Brataj, Velç, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar.

Po punohet për të rikthyer përsëri energjinë, ndërsa në zona të tjera furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.

Ora 08:34
Moti i keq në Shkodër/ Rreth 1 mijë hektarë tokë nën ujë, disa fshatra pa energji elektrike

 

Për shkak të reshjeve të shiut dhe shkarkimeve nga Hidrocentralet, sipërfaqja totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës është rreth 1 000 Ha, 600 hektarë më shumë krahasuar me ditën e djeshme. Ndërsa fshatrat Mushan, Shirq, Suka të njësisë Administrative, Dajç, janë pa energji elektrike po ashtu edhe pjesa më e madhe e njësisë së administrative, Velipojë.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit ndërsa kërkohet një mjet ushtrie i lartë për bërë të mundur kalueshmërinë në rrugën e Obotit.

Ora 08:24
Stuhi detare në Portin e Durrësit, shtyhet lundrimi i trageteve drejt Barit

 

Durrësi është përfshirë nga moti i keq gjatë 24 orëve të fundit. Stuhia detare ka vazhduar dhe për rrjedhojë, është penguar sërish lundrimi i anijeve.

Tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme drejt Barit, nuk kanë realizuar dot nisjen. Do të tentohet që të nisen gjatë mëngjesit të sotëm. Ndërsa nga Bari janë nisur dy tragete dhe pritet të mbërrijnë në Portin e Durrësit. Vijon të mbetet i ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe peshkarexhave.

Ora 08:20
Reshjet e shiut në Lezhë, përmbyten oborret e shkollave 'Kosova' dhe 'Besëlidhja'! E pamundur hyrja e nxënësve dhe mësuesve (VIDEO)

 

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur oborret e shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja” në Lezhë. Për pasojë, hyrja e nxënësve dhe e mësuesve është e pamundur. Mbetet për tu parë nëse do të gjendet zgjidhje apo do të pezullohet procesi mësimor për ditën e sotme.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trushjani: 19/01/2023 15:04

    Njaç sa i kompesuat ju o byth qire! Ju vetem militantet tuaj mo pederast.

    Përgjigju
  • Fshati: 19/01/2023 12:46

    1000 hektar toke e permbytur. Sikur qeverite e Berishes dhe Rames mos ti kishin bere gjithe ato rregullime e investime ne Shkoder, me siguri situata do te ishte shume here me keq. Falenderimet qeverise sone te dashur.

    Përgjigju
  • Ali: 19/01/2023 11:56

    Sa te jete injoraca ne detyrate e shteti, pormyteje ka me pas

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 19/01/2023 08:30

    Nuk mund ti kuptoje prioritetet e bashkise se Lezhes nje person qe ka si shkollim profesional policine.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 19/01/2023 14:03

      Cfar shperblimi kerkoni more te pa moral kur vime ne shqiperi i shikojme nga avioni shtepite qe jane ndertuar ne kohen e sales ne token e bute buze lumit ,kush ju a ka fajin ?zoti .ne qofte se ps nuk do te kishte bere rregullime ju do te ishit perbytur si ne kohe te saliut prandaj qepni gojen dhe mos komentoni idjotesira sepse tregoni qe jeni me shpirt te keq idiota .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja