Moti i keq/ Flet drejtori i Emergjencave, Haki Çako: Jemi në gatishmëri të plotë, akset nacionale të kalueshme

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se situata me reshjet e dëborës në vend ka vështirësi, por po punohet për të qenë në kontroll të situatës. “Ne jemi në gatishmëri të plotë, EC dhe FA me të gjitha kapacitetet janë në kontakt të vazhdueshëm me çdo prefekturë. Ka vështirësi, por akset nacionale janë të kalueshme. Nuk ka patur probleme me energjinë elektrike. Të gjithë sektorët janë në krye të detyrës. Janë të gjithë duke ndjekur detyrat. Ne jemi në dispozicion të plotë me kompanitë kontraktore dhe me Forcat e Armatosura. Mbarëvajtja do të jetë pozitive nga të gjithë kapacitetet. Jemi në gatishmëri të situatës. Po menaxhohet dhe situata po ndiqet. Numër telefoni, të gjithë mund të telefonojnë shërbimin 112.”-tha Çako.


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend