Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar fundjavën që vjen në vendin tonë do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare.

Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet "Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët. Të gjitha këto ndeshje do të startojnë në orën 13:30.

Raundi i 12-të i elitës së futbollit në Shqipëri do luhet në tre ditë. Gjithçka nis të shtunën në orën 17:00, ku përballen Erzeni dhe Egnatia. Të diel në 13:30 luhet Kukësi - Dinamo, ndërsa në 17:00 Teuta pret Laçin, ndërsa Skënderbeu mat forcat në Korçë me Tiranën. Java e 12-të mbyllet të hënë, me duelin Partizani - Vllaznia që luhet më 18:00.

Superliga - java e 12-të:

E shtunë

17:00 Erzeni - Egnatia

E diel

13:30 Kukësi - Dinamo

17:00 Teuta - Laçi

17:00 Skënderbeu - Tirana

E hënë

18:00 Partizani - Vllaznia

Kategoria e Parë / Java 10-të:

Të shtunën, më 4 nëntor - 13:30

Bylis - Besa

Luzi 2008 - Elbasani

Vora - Lushnja

Kastrioti - Apolonia

Korabi - Flamurtari

Tomori - Burreli