Moti i keq me reshje shiu do të vijojë deri mesditën e së mërkurës. Qarku i Lezhës dhe i Durrësit do të preken nga reshjet intensive të shoqëruara me shtrëngata që mund të shkaktojnë edhe pezullime të lundrimeve.
Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni foli në Report Tv në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ duke thënë se era do të jetë e fortë por moti do të përmirësohet pas të mëkurës.
“Sot dhe nesër pasdite do të vijojnë reshjet në të gjithë territorit. Në Lezhë dhe Durrës do të jenë më intensive të shhoqëruara me shtrëngata. Në Shkodër situata do të jetë më e qetë. Shqipëria e mesme do të ketë reshje mesatare ndërsa në Shqipërinë e jugut do të jenë të dobëta. Presim që era të jetë e fortë”, tha Gjoni.
Megjithatë moti premton fundjavë me diell dhe me temperatura të larta deri në 25 gradë.
“Nga mesdita e së mërkurës presim që moti të përmirësohet. E enjtja, e premtja, e shtuna, e diela do të jetë me diell. Gjatë ditës së nesërme, do të kemi ulje të vogël në vlera minimale ndërsa mëngjesin e së enjtes presim të kemi zbritje të temperaturave që në fundjavë do të shënojë sërish rritje e të kapë vlerat 25 gradë”, tha Gjoni.