Moti i keq i cil  ka përfshirë Spanjën këtë fundjavë ka shkaktuar përmbytje masive në jug të saj. Deri më tani autoritetet njoftojnë se nuk ka raportime për viktima, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në zonat problematike.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen rrugë të kthyer në lumenj, banesa nën ujë. Ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar për normalizimin e situatës.

Spanja mbetet e prekur rëndë nga përmbytjet e mëdha të tetorit 2024, të cilat shkaktuan më shumë se 230 vdekje, kryesisht në rajonin e Valencias.