Punonjës, specialistë dhe inxhinierë të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Qarkun e Fierit kanë kaluar në  gjendje alerti pas parashikimeve për reshje gjatë ditëve në vijim.

Sipas Evarist Koliçit, inxhinier, faza e emergjencës në të cilën ka kaluar kjo drejtori, synon parandalimin dhe menaxhimin në kohë të situatave me përmbytjet nga lumi Vjosa. Zona të banuara si Hambari, Kashishti dhe Pishë Poro do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm për të parandaluar vërshimet e lumit Vjosa.

Ndërkohë sistemi bonifikues në Fier është përmirësuar gjatë vitit të fundit falë punimeve në rrjet për hapjen dhe zhbllokimin e kanaleve kullues, ka thënë Koliçi, ç’ka ka bërë që qarku ynë prej vitesh të mos jetë më në hartën e zonave të përmbytura.

Në qarkun e Fierit kalojnë tre lumenj dy prej të cilëve Vjosa dhe Semani  me prurje të konsiderueshme gjatë dimrit. Ndërkohë  Shkumbini në  rrethin e Lushnjës me gjithë sasinë e lartë të prurjeve paraqet rrezikshmëri më të ulët përmbytjesh.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Ministrat takim me 12 prefektët e kryebashakiakët: Të koordinohemi për menaxhimin e situatës! Mbetën të bllokuar në një aks të Shkodrës, evakuohen 9 persona