Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli thotë se lumi i Glinës ka dalë nga shtrati. Deri më tani Shkreli thotë se raportohet për prezencë uji në 100 banesa në këtë bashki.

Vau i Dejës është më problematik, përroi i glinës ka dalë jashtë shtratit, po bën përmbytje. Janë rreth 100 shtëpi që kanë prezencë të ujit, dëmet janë të mëdha në bagëti dhe shpendë, kosheret e bletëve, shpresojmë të mos rrezikojmë jetën e njerëzve sepse situata është mjaft e rëndë. Stafi i bashkisë është në terren, është përkrah njerëzve, besoj që çdo gjë do shkojë mirë në evakuim, por shpresoj të mos kemi nevojë për evakuim. Problemi kryesor është përroi i Glinës, me fondet e bashkisë së Vaut të Dejës është i pamundur realizimi i këtij projekti”, tha Shkreli.


Lajmi kryesor:

Reshjet e shiut përmbytin Vaun e Dejës, 100 banesa nën ujë! Glina del nga shtrati, dëme në bujqësi e blegtori! Mbrojtja: Situata drejt normalizimit( VIDEO)