Si pasojë e uljeve të ndjeshme të temperaturave, vendi ynë është përfshirë nga reshjet e para të dëborës. Reshje dëbore ka pasur kryesisht në zonat malora, kurse reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në Lezhë, Elbasan dhe Berat.
MALESI E MADHE
Reshjet e deborës që në ditët e para të tyre kanë sjellë probleme në Rrugën e Kombit, kjo si pasojë e mungesës së përgatitjes të drejtuesve të automjeteve për përdorimin e zinxhirëve në këtë aks. Kështu është shprehur Drejtori i Autoritetit Verior të Rrugëve Nesti Kiri sipas të cilit është i pamundur përdorimi i borëpastrueseve në momente kur trashësia e borës nuk arrin 5 cm. Ndërkohë që akset me problematike sipas Kirit janë Pukë-Fushë-Arrëz, Qafë Mal-Qafë Shllak, Qafë Mali- Bajram Curri, si dhe Qafë Bulli. Këto akse janë problematike pasi janë zona mbi 1000 metër mbi nivelin e detit dhe ngrica e madhe rrezikon se tepërmi kalimin e automjeteve. Megjithatë deri tani të gjitha akset janë të kalueshme ndërkohë që rekomandohet lëvizja me zinxhir e automjeteve.
LLOGARA
Mësohet se në zonën e Llogarasë trashësia e dëborës ka arritur në 20 cm duke krijuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeve. Sipas informacioneve, situata paraqitet problematike në qafën e Llogarasë, ku reshjet e dëborës kanë shkaktuar vështirësi duke bërë që qarkullimi i mjeteve të bëhet vetëm me zinxhirë. Për disa orë është bërë ndalimi i qarkullimit të automjeteve, veçanërisht i atyre që kanë qenë të papajisura me zinxhir.
Firmat sipërmarrëse të mirëmbajtjes së rrugës kanë vendosur mjetet e tyre borëpastruese së bashku me rezervat e nevojshme të kripës për të shmangur bllokimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor. Policia rrugore ka ngritur postoblloqet dhe patrullat lëvizëse për të shmangur aksidentet si pasojë e borës së rënë.
LEZHE
Dëmtime të kulturave bujqësore dhe blegtorisë, është situata e vështirë që po përballen banorët të disa fshatrave në komunën e Balldrenit në Lezhë, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit. Përmbytja e rrugës së ish-kampit ka bërë që nxënësit që ndjekin mësimin në fshatin ngjitur të mos shkojnë në shkollë, pasi aktualisht nuk ka mundësi lëvizjeje për ta. Situata e vështirë pranohet edhe nga kreu i komunës Balldre, Zef Doci sipas të cilit prurjet e mëdha dhe niveli i ulët i tokës janë shkak për këto përmbytje. Deri tani në Komunën Balldre janë mbi 1000 hektarë tokë të përmbytur në fshatrat Torovicë, Maleqaj dhe Kolajakaj.
ELBASAN
Situata e rënduar në qarkun e Elbasanit si rezultat i reshjeve të shumta të shiut por edhe të dëborës e kanë përkeqësuar më tej kalimin në akset nacionale edhe rurale. Probleme janë evidentuar në aksin Elbasan-Qafë Krrabë si dhe Elbasan-Qafë Thanë, ndërsa në akset rurale probleme paraqiten në rrethin e Gramshit, konkretisht në aksin Gramsh-Kukur si dhe Gramsh-Poroçantë. Sipas drejtorit të rrugëve rurale në këtë qark, Ardian Cani ka pasur disa bllokime aksesh të cilat kanë qenë të përkohshme pasi nga ana e kësaj ndërmarrjeje situata po monitorohet dhe po mbahet nën kontroll. Ajo që pritet me urgjencë është marrja e masave për të pasur mjetet e duhura sa më afër këtyre akseve në raste rrëshqitjesh dheu dhe gurësh, si dhe grumbullimi i skories në rast se do ketë ngricë dhe dëborë.
BERAT
Rikthimi i reshjeve të shiut me intensitet të lartë ka nxjerrë në pah sërish probleme në qarkun e Beratit. Terreni i thyer dhe mungesa e rrjetave mbrojtëse e ka bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Berat-Çorovodë. Gjatë reshjeve të pandërprera të shiut gjatë këtij 24 orëshi të fundit në pjesë të shumta të këtij aksi rrugor është shkaktuar rënia e gurëve dhe dherave në rrugë. Gjatë orëve të natës si pasojë e lagështisë së shkaktuar nga shpatet e kodrave shihet se janë shkëputur masiv guri dhe dherash, të cilat kanë përfunduar në rrugën automobilistike. Drejtuesit e mjeteve kan vënë re prezencën e gurëve me madhësi të mëdha dhe dherave në disa pjesë të këtij aksi të rëndësishëm, çka ka vënë në vështirësi qarkullimin duke rrezikuar aksidente të ndryshne. Është pikërisht mungesa e rrjetave rrethuese në pjesët shkëmbore të këtij aksi që shkakton çdo vit gjatë stinës së dimrit përfundimin e gurëve në rrugë. Ndonëse nga ana e punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve nuk mungojnë marrja e masave për heqjen e tyre nga rruga, situata përsëritet sa herë që ka reshje shiu me intensitet të lartë.
Redakasia online
(sç/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com