Moti i keq në Vlorë, Kapiteneria: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, ka rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje

Moti i keq në Vlorë, Kapiteneria: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, ka rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje

Mjegull në Llogara

Ditën e sotme pritet të ketë përkeqësim të ndjeshëm të motit në të gjithë vendin. Që në orët e para të mëngjesit, në Llogara ka rënë mjegull e dendur çka e bën më të vështirë kalimin e automjeteve. ARRSH njofton se drejtuesit duhet të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Për shkak të përkeqësimit të motit, nga dita e sotme deri nesër, nga ora 01:00 deri në 24:00, Kapiteneria njofton se do të ketë dallgë deri në 3.50 metra jashtë gjirit të Vlorës dhe 1.80 metra brenda gjirit. Për këtë arsye, është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Gjithashtu mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht. Përmirësimi i motit pritet të jetë pas datës 27 shtator në orën 08:00.

Ndërkohë bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes pasi sipas parashikimeve të motit, priten reshje të dendura në gjithë territorin e bashkisë, të cilat mund të krijojnë probleme, deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitjesh.

Reshjet e orëve të fundit dhe moti i keq ka shkaktuar probleme ne zonën e Dukagjinit në Shkodër. Si pasojë e prurjeve të përrenjve në zonë për shkak të reshjeve të shumta është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Ndërlysaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Moti i keq në Shkodër, prurjet e lumenjve dëmtojnë urën që lidh 2 fshatrat

 

Reshjet e orëve të fundit dhe moti i keq ka shkaktuar probleme ne zonën e Dukagjinit në Shkodër. Si pasojë e prurjeve të përrenjve në zonë për shkak të reshjeve të shumta është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Ndërlysaj.

Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit, i cili ka shkatërruar edhe urën që shërbente për lidhjen e dy zonave. Aktualisht është i pamundur aksesi i banorëve nga Thethi ne Ndërlyse.

Ora 13:59
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët: Priten reshje të dendura shiu, ka rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes pasi sipas parashikimeve të motit, priten reshje të dendura në gjithë territorin e bashkisë, të cilat mund të krijojnë probleme, deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitjesh.

‘Sipas parashikimeve të motit parashikohen reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë, të cilat mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit : 0683312049’- njofton bashkia e Lezhës.

/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?