Moti i keq, mbetjet plastike ‘pushtojnë’ bregdetin e Durrësit! Pamje nga ndotja

Tonelata me mbetje plastike ndotën bregdetin e Durrësit një ditë më parë, duke krijuar një pamje aspak të denjë për qytetin turistik.

Pasoja erdhi nga moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu me intensitet të lartë, me të cilin u përball Durrësi një ditë më parë, ndërkohë që shkaku sigurisht mbetet pakujdesia njerëzore.

Sakaq ditën e sotme nisi puna për pastrimin e mbetjeve plastike. Fadroma e Ndërmarrjes Komunale ka nisur grumbullimin e të gjithë materialit plastik, që “pushtoi” bregdetin e plazhit dhe Shkëmbit të Kavajës.

Në terren kanë dalë për të pastruar bregdetin punonjës të Ndërmarrjes Komunale të plazhit.

Kjo situatë sipas autoriteteve lokale të Durrësit përsëritet vazhdimisht për shkak te shkarkimit të mbeturinave në lumenj apo kanale kulluese, të cilat më pas përfundojnë në det.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/04/2024 01:00

    Nuk mblidhen plehrat qe solli stuhia ne plazh me eskavator e ruspa,se me to mblidhni dhe reren qe eshte e cmuar.Jane makineri qe kane nje si kreher gjigand nga mbrapa qe perdoret per keto raste dhe pastaj mblidhet me lopata.Ketu ku jetoj une, disa zengjine qe kane vila buze oqeanit,para ca muajsh te perballur me erozionin kronik te brigjeve mblodhen parate mes tyre e blene se bashku rere me vlere mbi 100.000 $ ne nje perpjekje per te shpetuar brigjet,kurse /te mencurit/tane e mbledhin reren bashke me pleherat dhe e hedhin kot!

    Përgjigju
  • Cfareturpi: 18/04/2024 16:24

    Hiqini shpejt sa pa i pare turistet!

    Përgjigju
  • tani: 18/04/2024 15:02

    durresi,,vlora,,lezha,,shkodra,,tirana,,saranda,,kukesi,,korca,,,duhet te kene incceneratore,, ..sic i ka e gjithe bota...

    Përgjigju
  • Alb: 18/04/2024 14:29

    Ky ashte veni ku do pres 14 miljon turite

    Përgjigju
  • Turp: 18/04/2024 14:04

    Po hotelet e Restorante që janë aty,pse nuk i heqin e pastrojnë vetë?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot