Koha e keqe që ka përfshirë gadishullin e Italian, duke sjellë gjatë këtyre ditëve shi dhe erë të fortë në veri dhe në qendër të vendit, e cila më pas  është spostuar në Adriatik dhe jug.
 
Rajonet më të goditura janë Marche dhe Puglia, por ka pasur dëme të mëdha dhe në zona të tjera ku ende rreth 55 mijë shërbime komunale janë pa energji elektrike.

Në Marche, ku të enjten humbi jetën një grua, për shkak të erës së fortë janë rrëzuar mbi 60 pemë. Disa banorë të mbetur të izoluar për shkak të një orteku në Montemonaco janë shpëtuar nëpërmjet një operacioni të vështirë shpëtimi me helikopter.
 
Ndërsa në Abruzzo përveç dëmtimit të linjës elektrike e shpërthimit në rrjetin e shpërndarjes së gazit ku mbetën të lënduar katër persona dhe mbetën pa energji elektrike e në të ftohtë qindra të tjerë; një sërë qytetesh kanë mbetur pa ujë të rrjedhshëm për shkak të dëmtimit të tubacioneve nga rrëshqitja e dheut. Stuhia e fortë që shkaktoi situatën e vështirë nga era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në rajon po qetësohet, por pritet që në fundjavë të ndikojë sërish në rajon, ndonëse në përmasa më të reduktuara.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)