1761891193_moti.jpg

Java e ardhshme pritet të sjellë kushte të përkeqësuara të motit, me reshje me intensitet të lartë veçanërisht në disa zona.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje banorëve në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë të tregojnë kujdes të shtuar.

Njoftimi:

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Reshjet e pritshme arrijnë deri në: Fierzë: 150–200 mm dhe Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet  brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.


Lajmi kryesor:

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron: Vendi do të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë, në zona të caktuara edhe dëbore (QARQET MË TË RREZIKUARA)