Dy sulme të rënda ndaj policëve janë regjistruar sot gjatë protestave të dhunshme në Shkodër dhe në Durrës.
Në Shkodër, pamjet që vijnë nga terreni tregojnë efektivin e qëlluar me gurë, të shtrirë përtokë ndërsa rreth tij janë mbledhur kolegët.
Ai është qëlluar në kokë dhe për këtë arsye, forcat e rendit e mbajnë në krahë dhe e shoqërojnë për në makinën që e ka ccuar me urgjencë drejt spitalit.
Pamje të rënda vijnë edhe nga Durrësi, ku një polic është plagosur si pasojë e sulmeve me gurë e sende të rënda. Pas përplasjeve të dhunshme, policia ka shoqëruar 10 protestues, të cilët hodhën pllaka dhe gurë ndaj efektivëve.
.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta/ Fishekzjarrë drejt Bashkisë së Tiranës! Gurë Kuvendit, 3 ministrive dhe efektivëve! Tentohet sulm ndaj selisë së PS, protestuesit shkatërrojnë banka e biznese











