Qarku Shkodër:
Aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar në Qafë Thore pasi ka rreth 2.5 m dëbore.
Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, tek “Mali i Shoshit” ka rreth 35 cm dëborë. Ky aks rrugor është i kalueshëm me zinxhirë vetëm nga mjete të larta.
Nuk ka energji elektrike në fshatrat Pult, Shosh, si rezultat i këputjes së linjave elektrike nga era e fortë.
Bashkia Vau Dejës:
Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.
Bashkia Pukë:
Ka rreth 5 cm dëborë dhe kjo sasi dëborë është e bartur për shkak të erës së fortë, por nuk ka krijuar probleme në territorin e kësaj bashkie.
Bashkia Fushë-Arrëz:
Gjendja vazhdon te jete e njejte, reshjet e dëbores vazhdojnë të bien por me intesitet më të ulët se paradite, akset e rrugëve nacionale janë të hapura, por të kalueshme me veshtirësi dhe me zinxhirë. Segmenti i rrugës Bardhet Iballe momentalisht vazhdon te jetë i bllokuar nga reshjet e mëdha dhe erërat e forta që grumbllojnë borën vende vende mbi 1.2 m trashësi. Rrugët rurale që lidhin qendrat e Njesive Administrative Qafë Mali, Blerim, Fierze janë të hapura dhe të kalueshme ku në disa segmente është e nevojshme përdorimi i zinxhirëvëe për shkak të prezencës së akullit dhe të dëborës në rrugë. Procesi i mësimit ka vazhduar normalisht ne Njesitë Qafë-Mali, Blerin, Fierzë dhe në qytetin e bashkisë, ndërsa në Njesinë Administrative Iballe dhe në disa fshatra te Njesisë Administrative Fierzë procesi mësimor nuk është zhvilluar për shkak të pa mundësisë së nxënësve për të shkuar neë shkollë, pasi rrugët janë të bllokuara.
Bashkia Malësi e Madhe:
Aksi rrugor Qafa e Bordolecit-Vermosh ka rreth 40 cm dëborë dhe kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.
Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa i pa kalueshëm është segmenti Bogë-Qafë Thore.
Aksi rrugor Koplik-Hot është i kalueshëm pasi po punon firma “Geci”, e cila ka marrë të gjitha masat për mirëmbajtjen e tij.
Aksi rrugor Tamarë-Qafa e Bordolecit-Vermosh është i kalueshëm dhe po mirëmbahet nga bashkia me mjetet e saj. Trashësia e dëborës në këtë aks rrugor varjon nga 10-30 cm.
Aksi rrugor Koplik-Dedaj-Razëm është i kalueshëm dhe po mirëmbahet nga forcat dhe mjete e firmës “Abazi”. Trashësia e dëborës në këtë aks rrugor është rreth 20cm.
Aksi rrugor Dedaj-Bogë është i hapur dhe po mirëmbahet nga bashkia. Trashësia e dëborës në këtë aks rrugor është rreth 20 cm.
Në të gjithë territorin kodrinor/fushor edhe rrugët rurale janë të hapura. Trashësia e dëborës është 2-3 cm dhe deri tani nuk ka asnjë problematikë për komunitetin.
Në segmentet rrugore Qafë Bene-Rrëshen dhe Qafë Mali-Fierzë reshjet e dëborës janë më intensive, por pastrimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme nga borëpastrueset, pasi dhe kryhet edhe hedhja e kripës në rrugë për të mos lejuar ngrirjen e saj.
Nga Institucioni i Prefektit po vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet intensivisht me strukturat e KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimit, DBUMK, Autoritetin Verior, strukturat e policisë dhe ushtrisë, për mbajtjen nën kontroll të situatës për mirëmenaxhimin e situatave të pritshme.
Qarku Kukës:
Aktualisht Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të borës të shoqëruar me temperatura të ulëta e erëra të forta.
Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 35 cm , Qafe Shllak 60 cm, Qafe Tobli 25 cm, Qafe Luzhë 15 cm e Valbonë 20 cm.
Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike:
Rruga e Kombit e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 10 borëpastruese e 2 kamionçina. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 35 cm.
Kolsh-Qafe Shllak e kalueshme me zinxhirë. Punojnë 4 borëpastruese. Lartësia e borës 60 cm.
Kukës-Bushtricë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 20 cm.
Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 1 borëpastrtuese e 1 fadromë.
Kukës-Krumë-Qafe Prushi-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 2 borëpastruese e 1 fadromë.
B.Curri-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 2 borëpastruese 1 fadromë.
B.Curri-Valbonë e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 3 borëpastruese 1 fadromë.
Qafe Morinë - B.Curri – Fierzë - Lekbibaj e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 2 borëpastruese.
Janë aktivizuar në shkallë Qarku nga Firmat Kontraktore 32 mjete e 96 forca.
Aksi rrugor Ura e Zapodit –Shishtavec, Lapaj-Grykë-Çaj qarkullohet me zinxhirë.
Akse të bllokuara:
Akset rrugore që lidhin fshatrat Lojme, Zapod të NjA Zapod, Pistë, Spas, Çam të NjA Malzi Turaj, Breki të Nj A Topoja, Bashkia Kukës.
Aksi rrugor që lidhin fshatrat Dobrunë, Vlahën e Domaj të Bashkisë Has.
Si pasojë e kushteve të vështira të motit nuk nuk është zhvilluar proçesi mësimor sipas bashkive:
Bashkia Kukës: Shkollat në territorin e Nj.A Shishtavec, Malzi, Kalisë e shkolla në fshatin Kolosjan të NjA Bicaj.
Bashkia Has: Shkollat Golaj, Dobrunë, Vlahën, Letaj, Zgjeç e Gjinaj.
Bashkia Tropojë: Bytyq e Lekbibaj.
Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut e grupet e punës së Prefektit vazhdojnë të ndjekin me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse.
Qarku Dibër:
Reshjet e dëborës në qendrat e qyteteve Peshkopi, Bulqizë (në rrugët e tyre ka prani të ngricave), vazhdojnë me intensitet të ulët deri mesatar, me prani dëbore rreth 10-12 cm, ndërsa në zonat rurale vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar dhe të lartë, ku ka prani dëbore rreth 15-30 cm.
Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun janë të qarkullueshme, si:
Qafa e Buallit-Peshkopi dhe Peshkopi-Kala e Dodës.
Segmenti rrugor nacional Peshkopi-Kala e Dodës është i kalueshëm. Në këtë segment rrugor ka prani rreth 15-20 cm dëborë, por nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve.
Problem përbën vetëm segmenti i rrugës nacionale Ura e Çerenecit-Steblevë, ku ka prani dëbore rreth 30 cm. Ky segment rrugor është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Po punohet nga firma kontraktore me mjete fadroma, si dhe duke hedhur kripë në rrugë, për të mbajtur këtë segment të kalueshëm.
Në njësitë administrative të bashkisë Bulqizë si: Ostren, Trebisht, Martanesh, dhe dy fshatra të njësisë administrative Zerqan, ka prani dëbore rreth 20 cm, por rrugët rurale janë të kalueshme. Priten probleme me shkollat 9-vjeçare si Lenë, Ndërfushë, Peshk, të njësis administrative Martanesh, si dhe në njësinë administrative Ostren, në fshatrat Ostren i Vogël, Tuçep, Oxhornovë, Lejçan e Kojovec, si dhe në fshatin Tërnove e Madhe të njësisë administrative Zerqan.
Në bashkinë Dibër, rrugët rurale janë të kalueshme. Në njësinë administrative Selishtë ka prani dëbore mbi 20 cm, por rrugët e brendshme që lidhen me qendrën administrative janë të kalueshme.
E bllokuar është rruga rurale Peshkopi-Lurë, ku trashësia e dëborës arrin mbi 30 cm, por qarkullimi nga kjo njësi administrative bëhet nga aksi rrugor Lurë-Rrëshen.
Në bashkinë Klos, në njësinë administrative Xibër, rrugët e brendshme janë të kalueshme. Vazhdojnë reshjet e dëborës dhe ka prani të saj rreth 15 cm.
Në bashkinë Mat, në njësinë administrative Macukull, rrugët rurale janë të kalueshme. Vazhdojnë reshjet e dëbores dhe ka prani të saj rreth 15-20 cm.
Qarku Lezhë:
Në bashkinë Lezhë dhe Kurbin ka pasur reshje me intensitet të dobët dhe mesatar, të shoqëruara me erë të fortë. Nga reshjet nuk kemi probleme për përmbytje në infrastrukturë dhe në tokat bujqësore. Niveli i ujit në lumenj, kolektorët dhe kanalet kullues, është në kuota normale.
Hidrovorët janë në gatishmëri dhe furnizohen normalisht me energji elektrike dhe ata punojnë për të evakuar ujrat.
Kemi reshje të dëborës në lartësitë mbi 200 metër. Në teritorin e bashkisë Lezhë ka rreth 5-15 cm, por pa probleme për qarkullimin e automjeteve.
Në bashkinë Mirditë ka reshje të dëborës në lartësitë mbi 200 metër me rreth 5-10 cm dëborë, por pa probleme për komunitetin.
Sasia më e madhe e dëborës në rreth 20-50 cm, ka rënë në zonat e thella të bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 800 metër, ku ka dhe bllokime të rrugëve, konkretisht:
Në njësinë administrative Fan, në fshatrat Thirrë, Dardhë, Xhuxhë, Lari, Hebe.
Në njësinë administrative Orosh, në fshatrat Lajthizë, Ndërshen, Nënshejt, Gryg Orosh, Bulshar.
Në qytetet Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, nuk ka reshje të dëborës.
Akset rrugore nacionale, Rrëshen-Shpal-Pukë, Rrëshen-Kurbenesh, janë të kalueshme dhe pa probleme, si dhe po hidhet kripë në disa segmete të tyre.
Segmenti rrugor Rrëshen-Tuneli Kalimashit i Rrugës së Kombit ka rreth 15-20 cm dëborë dhe është i kalueshëm pa probleme. Firma kontraktore punon me 4 mjete për të siguruar kalueshmërinë normale në rrugë.
Në akset rrugore ka prezencë ngricash për shkak të temperaturave të ulta.
Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Drejtoria e Policisë Vendore është në krye të detyrës për monitorimin dhe drejtimin e qarkullimit rrugor, si dhe ka ardhur në ndihmë të komunitetit për çdo problem që paraqitet.
Qarku Elbasan:
Aksi nacional Rogozhimë-Qaf-Thanë, në segmentin Prenjas -Qaf-Thanë ka patur reshje debore e cila arriti ne trashesine 7 cm, qarkullimi per asnje moment nuk ka pasur probleme ka qene normal si rezultat e nderhyrjes ne kohe te firmes kontraktuese.
Aksi rrugor nacional Librazhd -Stebleve, ne segmentin Kthesa e Lunikut -Stebleve trashesia e debores arriti ne 10-15 cm, qarkullimi ne kete segment me zinxhire.
Aksi Librazhd Stebleve i bllokuar ne segmentin K/Lunikut-Stebleve ku trashesia e debores ne Fushe Studen arin deri ne 40 cm per pasoje fshatrat e Nj.A Stebleve, Bashkia Librazhd jane te bllokuar.
Aksi Rrugor rural, K/LabinotFushe-Shmil paraqet veshtersi qarkullimi ne segmentin Qafe Renas-Shmil per pasoje ne kete Nj.A L.Mal nuk eshte zhvilluar procesi mesimor per shkak te moslevizjes se mjeteve, per kete eshte njoftuar Bashkia Elbasan e cila po punon per normalizimin e situates.
Qarku Korçë:
Në të gjithë territorin e Qarkut Korçë, kanë vazhduar rreshjet e dëborës me intesitet mesatar ku trashësia e saj në akset rrugore nacionale ka aritur deri rreth 20 cm.
Në disa zona malore trashësia e borës ka aritur rreth 25 cm, si në Voskopojë, Miras, Lekas.
Në Kulat e Gjergjevicës, Dardhë, Arrëzë,Velçan, Trebinjë, trashësia ka aritur deri rreth 50-60 cm.
Aktualisht rreshjen jane nderprere ne te gjithe qarkun.Temperaturat jane pozitive.
Gjendja aktuale e akseve rrugore nacionale eshte si me poshte:
Akset rrugore K/Boboshtice –Dardhe, Korce-Voskopoje, Erseke-Carshove, Korce- Erseke eshte i hapur me nje kalim, kalimi me zinxhire. Akset rrugore K/Libonik-Lozhan-Molla Grabove, K/Liqenas –Dogana Gorice, K/Zemblak-K/Liqenas, Bilisht-Hocisht-Baban dhe Q.THanë-Q.Plloçë-Dogana Kapshticë te kalueshme pa zinxhire.
Të gjitha akset rrugore që lidhin Njësitë Administrative me rrugën nacionale në Bashkinë Kolonjë, janë të kalueshme me zinxhira. Po punohet për hapjen e rrugës në Njësitë Administrative Çlirim dhe Novoselë.
Akset rrugore brenda qyteteve jane me qarkullim normal.
Ka patur vështirësi në zhvillimin e procesit mësimor në disa shkolla si, Ersekë, Mokër, Vishocicë, Arrëzë.
Qarku Vlorë:
Qarku Vlorë është karakterizuar nga reshje mesatare dhe të dendura. Në zonat me lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit ka pasur reshje dëbore.Segment rrugor në Qafën e Llogorasë është i kalueshëm pa zinxhire. Segmenti rrugor në Qafën e Muzinës është i kalueshëm pa zinxhire.
Parashikimi i motit për sot, 26 Shkurt 2018
Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i vranët. Në zonën veriore të vendit priten reshje shiu të përziera me dëborë të herë pas hershme në kuotën 0 metër. Reshje të herë pas hershme dëbore me intensitet mesatar dhe të lartë. Gradualisht, prej mesditës intensiteti i tyre do të vijë në rënie për t`u riaktivizuar në mbrëmje. Në zonën qendrore të vendit priten reshje shiu të herë pas hershme me intensitet mesatar, lokalisht në formë shtrëngatash, të cilat në perëndim që prej orëve të paradites intensiteti do të vijë drejt rënies. Reshje të herë pas hershme dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar dhe gradualisht prej mesditës intensiteti i tyre do të vijë në rënie, për tu riaktivizuar në mbrëmje. Në zonën jugore të vendit priten reshje shiu të herë pas hershme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve në jugperëndim deri në orët e paradites. Prej mesditës reshjet do të jenë me intensitet të dobët dhe mesatar. Reshje të herë pas hershme dëbore në jug-juglindje. Prej orëve të paradites intensiteti do të vijë në rënie për t`u riaktivizuar në mbrëmje.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:
Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 0°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 7°C.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 7°C.
Parashikimi i motit për nesër, 27 Shkurt 2018.
Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i vranët. Për shkak të temperaturave të ulta reshjet kryesisht do të jenë në formën e dëborës në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat bregdetare në jug dhe qendër të vendit. Reshjet e dëborës do të jenë të herë pas hershme me intensitet të dobët deri mesatar. Në orët e mesditës në zonat ku temperatura kalon 2 gradë reshjet kthehen në formën e llohës së dëborës dhe shiut. Temperaturat në vlerat minimale në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore temperaturat nuk dalin nga vlerat negative.
Parashikimi i përafërt i motit për periudhën 28 Shkurt deri 3 Mars 2018.
Situata sinoptike e parashikuar për datën 1 Mars në mesditë tregon se rajoni i Ballkanit do të ndodhet nën ndikimin e një fushe me presion atmosferik të ulët. Rrjedhimisht, pritet që mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu dhe dëbore të herë pas hershme me intensitet të ulët. Prej orëve të pasdites reshje të dobta dëbore në relievet malore. Temperaturat minimale në vlera negative në të gjithë territorin. Në zonat malore temperaturat nuk dalin nga vlerat negative.
Autoriteti Rrugor Shqiptar
QARKU TIRANË
Segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me zinxhirë. Lokali Parku Dajt-Trau Dajt- Parku Nacional Dajt, Trau Dajt-Priskë-Shëngjergj, levizet me zinxhirë. Borë rreth 7-10 cm, ka prani ngricash, dhe fryn erë e fortë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, sidomos në rruget ku ka prezencë ngricash dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
QARKU DURRËS
Nuk ka problem ne akset e ketij Qarku. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojne sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, sidomos në rrugët ku ka prezencë ngricash dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
QARKU ELBASAN
Segmenti Librazhd-Stebleve. Librazhd-Lunik me zinxhir ka rënë borë rreth 30 cm. Vazhdon të bie borë. Segmenti Lunik-Suden-Stebleve e bllokuar. Elbasan-Gjinar ka prani ngrice hidhet kripë me kamioncine. Degëzimi Tunel-Km.29 Krabe -Km 35 Gracen -Petresh, levizet me zinxhir. Ka me shumë prani ngricash. Librazhd- Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë segmenti është i hapur për qarkullimin. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të pranisë së lagështisë dhe ngricave. Kontraktoret janë në gadishmëri për çdo situateë të mundshme.
QARKU BERAT
Nuk ka probleme për qarkullimin ne akset e këtij Qarku. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore.
QARKU VLORË
Aksi Vlore-Sarandë, ka patur rreshje debore në Llogora. Janë marrë masa nga ana e Kontraktorit për pastrimin e rruges nga debora. Nuk paraqitet problematikë për levizjen. Në të gjitha akset kontraktoret janë në gadishmeri. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
QARKU GJIROKASTËR
Ne aksin Tepelenë-Gjirokaster ka vazhduar puna ditës për pastrimin e rrugëve nga inertet dhe dherat në rrugë kryesisht te Uji Ftohtë në Tepelenë të cilat janë pastruar nga kontraktori. Ka patur rreshje dëbore në Muzine. Janë marrë masa nga ana e Kontraktorit për pastrimin e rrugës nga dëbora. Nuk paraqitet probelmatikë për levizjen. Në aksin rrugor Ura e Leklit - Permet në pikën e ndarjes të rretheve Përmet dhe Tepelenë, ka ndodhur një rreshqitje masive e shkëmbinjve nga shpati i rrugës dhe dëmtim i murit mbajtes.Rruga është ngushtuar dhe ështeë e kalueshme me 1 kalim. Është vendosur sinjalistika paralajmeruese.
QARKU KORCË
Ne Qarkun e Korcës, vazhdojne rreshjet e dëborës por me intensitet më të ulët,moti i ftohtë dhe temperaturat me minus. Gjendja në këto momente është kjo:
1- Aksi rrugore K/Boboshtice –Dardhe eshte e hapur me nje kalim me veshtiresi,kalimi me zinxhira,trashesia 25 cm dhe arrin deri ne 70 cm ne disa vende te vecanta , jane duke punuar një mjet BP, një mjet fadrome, Korçë-Voskopojë, kalimi bëhet pa zinxhirë.
2-Aksi Erseke-Carshovë kalimi me zinxhirë
3-Aksi K/Libonik-Lozhan-Mollagrabovë kalimi pa zinxhirë
4-Aksi Korçë-Erseke kalimi pjesërisht me zinxhirë, me zinxhirë dhe Qafa e Qarrit
5-aksi K/Liqenas –Dogana Gorice kalimi bëhët pa zinxhirë
6-Aksi K/Zemblak-K/Liqenas kalimi pa zinxhirë
7-Aksi Erind-Cajup lëvizja kryhet pjesërisht me zinxhirë
Aksi Pogradec – Tushemisht nuk ka problem për qarkullimin. Aksi Bilisht-Baban-Hocisht bëhet pa zinxhirë. Segmenti Lin-Pogradec tashmë rruga është e hapur në të dy senset, qarkullimi kryhet pa problem.
QARKU FIER
Nuk ka probleme ne akset e këtij Qarku. Te gjitha akset po mbahen në monitorim te vazhdueshem nga kontraktorët.
QARKU LEZHË
Reshje bore të papërfillshme. Nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve përveç segmenteve rrugore Ura e Matit-Rreshen Urak dhe Shpal-Reps ku trashësia e borës arrin 20 cm dhe qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë. Ka patur rreshje bore gjatë mëngjesit edhe në segmentin rrugor Fushëkrujë - Milot - Lezhë. Bora ka krijuar një shtresë të hollë në rrugë. Aktualisht është punuar për të shpërndare kripë në zonat problematike të segmentit.
QARKU KUKËS
Në segmentin Kukes- Shishtavec është bërë pastrimi i rruges, qarkullimi kryhet pa problem. Milot- Rreshen-Tuneli Thirres-Morin (Rruga e Kombit) aktualisht rruga është në asfalt, trafiku është i rrjedhshëm dhe s'ka asnjeë problematikë. Në Morinë sapo filloi borë e imët por rruga është totalisht e hapur, e kalueshme pa zinxhirë.
Bajram Curri - Valbon 30 -40 cm borë, po punohet për pastrim dhe kriposje, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Akset Bajram Curri-Fierze, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-lekbibaj 15-20 cm borë, qarkullimi pa zinxhirë
Bajram Curri – Kam ka 25 cm borë. Qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë
Rruga Kukes- Bushtrice- K/Domaj-Rec ka 25-30 cm borë, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë
Rruga Shote Galica-Qendër Kukës-Krume 20-25 cm borë, qarkullimi pa zinxhirë
Krum-Qafë Prush-Plepa-Kam 20-25 cm borë, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë
QARKU DIBËR
Segmentet nga Suci-Bulqize-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Klos-Bulqizë-Peshkopi reshjet e borës shoqërohen edhe me erëra të forta që bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
Aksi Kuben-Vasije ka 40 cm borë qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Në akset e këtij qarku trashësia e borës arrin në 40 cm dhe qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë.
Segmentet Ura burrel –Komsi , K/Ulez-Ura e Matit aksi është i kalueshem pa zinxhirë, kontraktori ka punuar për pastrimin dhe kriposjen e këtyre segmenteve. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës dhe po vazhdon puna për pastrim dhe kriposje.
QARKU SHKODËR
Shkodër-Hani Hotit reshje të pakta bore, qarkullohet pa zinxhirë. Reshje bore ka në segmentet Vau Dejes-Pukë-Fushë Arrez-Qafë Mali-Fushë Dukagjin.
Në zonën Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fushë Dukagjin bora shoqërohet me erë të fortë. Ne disa zona në Qafë Mali trashësia shkon 1.5-2m. Trashësia normale në gjithë këto zona është rreth 80 cm.
Në segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm borë, qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj – Razëm rreth 5cm borë qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
K/Hadroj-Q/Bene-Rreshen rreth 10 cm borë rekomandohet qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Qafe Mali-Fierze rreth 40 cm borë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në segmentin Hani i Hotit - Tamare ka patur rreshje bore që kane arritur deri 10 cm në rrugë. Rruga është pastruar dhe ka qenë e hapur normalisht për trafikun. Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhirë.
d.gj/ Shqiptarja.com










