Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situata nën kontroll, s’ka rrezik për jetët e qytetarëve dhe banesat

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situata nën kontroll, s’ka rrezik për jetët e qytetarëve dhe banesat

Foto ilustruese

1639227642_Permbytjet1024x5521.jpg

Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Ministria e Mbrojtjes, në bazë të informacioneve të ardhura nga Emergjencat Civile njofton se situata është nën kontroll në të gjithë territorin, ndërsa po ndiqet me prioritet gjendja në qarqe të caktuara për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve.

Në të gjithë vendin, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, duke ruajtur nivelin mesatar të kuotave, rezervuarët po monitorohen dhe janë nën kontroll. Sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normal në të gjitha akset nacionale dhe rurale. Me përjashtim të disa rasteve edhe furnizimi me energji në të gjithë vendin vijon normalisht, po ashtu edhe furnizimi me ujë nuk ka ndërprerje.

Kështu prurjet më të shumta janë ato të lumit Vjosa, por niveli i ujit është brenda kufirit maksimal pa rrezikshmëri. Edhe lumenjtë e tjerë janë në nivele mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati. Në Këlcyrë forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për pastrimin e ujit në një banesë për shkak të bllokimit të tubacioneve.

Emergjencat Civile ndodhen në terren dhe në gatishmëri në qarkun e Gjirokastrës, pikërisht në segmentet rrugore Kolonjë-Golem, në njësinë Cepo, në njësinë Qytet apo në Lazarat, ku vijon puna për të mbajtur të zhbllokuar akset si shkak i prurjeve të shumta.

Edhe në Dropull janë vënë në gatishmëri mjetet për pastrimin e ujit si shkak i daljes së përroit Sopot. Në njësinë administrative Pogon, Zagori, Dropull i Poshtëm e Dropull i Sipërm, fshatin Nderan të bashkisë Libohovë po punohet nga ana e punonjësve të OSHEEE për furnizimin me energji elektrike. Po punohet për riparimin e defekteve edhe në Shkodër, ku pati stakim të Fiderit të Hajmelit dhe Lavatrices në nënstacionin Vau i Dejës.

Reshjet e shumta kanë sjellë probleme në bashkinë Selenicë, ku po ndiqet më vëmendje situata në fshatin Mesaplik, ku prurjet e lumit Shushica dëmtuan urën.

Ka vështirësi në qarkullim në rrugën Peshkopi-Selishtë, ndërsa forcat e policisë rrugore kanë orientuar lëvizjet në aksin Lurë-Rrëshen, pas bllokimit të rrugës rurale Peshkopi- Lurë.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Vjosa në pikën kritike, shkon në 8 metra mbi nivelin e detit, çahet diga e urës së Mifolit! Shpëtohet një 57-vjeçar nga mbytja në Osum (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën