Moti i keq/ Vjosa në pikën kritike, shkon në 8 metra mbi nivelin e detit, çahet diga e urës së Mifolit! Shpëtohet një 57-vjeçar nga mbytja në Osum (VIDEO)

BERAT- Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum. Fuat Topi ka qënë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit kanë vërshuar dhe ai s’ka mundur dot të dalë nga uji. Në ndihmë i kanë ardhur forcat zjarrfikëse, të cilat pas ndërhyrjes prej 30 minutash i kanë shpëtuar jetën. Ndërkohë në Vlorë, situata është alarmante pasi lumi i Vjosës ka kaluar pikën kritike që ishte 7.3, duke shkuar në 8 metra mbi nivelin e detit, për këtë arsye në mbrëmje janë evakuuar 11 familje.

Nga ana tjetër, në Gjirokastër, reshjet e dendura të shiut në 24 orët kanë shkaktuar problematika në këtë qark. Gazetari i Report Tv, Piro Nase, bën me dije se përrroi i Çullos doli nga shtrati mëngjesin e sotëm dhe bllokoi për më shumë se 1 orë unazën e qytetit që lidh lagjen Granicë me lagjen Gërhot. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, inertet që bllokuan rrugën u pastruan dhe qarkullimi i mjeteve u stabilizua.

Fshati Zhulat në Bashkinë Gjirokastër është izoluar për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Lumi i fshatit ka shembur rrugën duket përsëritur situatën e dy viteve më parë. Probleme janë shfaqur edhe në Derviçan, Bashkia Dropull, ku janë përmbytur fushat ndërsa ajo e sportit është kthyer në liqen. Prezencë të madhe uji ka edhe në autostradën Gjirokastër-Kakavijë. Në fokus të Bashkisë Gjirokastër është përroi i Çullos ku të gjitha mjetet janë në lagjen Gërhot ku rrezikohet një lagje e tërë dhe një pjesë e mirë e qytetit. Probleme janë shfaqur edhe në fshatin Golem ku si pasojë e vërshimit të inerteve kalohet me vështirësi.

Adriatik Onjea, punonjës në Bashkinë Gjiokastër tha se strukturat janë shpërndarë në disa vende ku shfaqen problematika.

"Emergjencat e Gjirokastrës janë shpërndarë në pikat problematike. Jemi në pika të ndryshme në aksin e fshatit Zhulat dhe në fshatin Lazarat, gjithandej në Gjirokastër ku ka problematika."-tha ai.

Ndërsa një banesë është përmbytur në Këlcyrë për shkak të bllokimit të tubacioneve.

Ndërkohë, moti i keq ka bërë që të izolohet lagjia Lënxat me pjesën tjetër të fshatit Lazarat. Shkak është bërë dalja nga shtrati e përroit me të njëjtin emër çka ka uzurpuar rrugën që lidh pjesën jugore me atë veriore të Njësisë Administrative Lazarat.

Njëkohësisht zona e Kordhocës, lagje e poshtme e Lazaratit ka mungesë të energjisë elektrike. Ndërkaq, përrroi i Sopotit ndonëse ka prurje nuk ka arritur pikën kritike dhe situata është stabile.

Moti i keq me reshje të dendura shi dhe erë të fortë ka dëmtuar urën e fshatit Mesaplik në Selenicë, dukë e nxjerrë atë jashtë funksionit. Për pasojë kanë mbetur të izoluar 300 banorë, pasi kjo urë është e vetmja rrugë që lidh fshatin me Bashkinë Selenicë. Segmenti rrugor në vendin e quajtur Bredhi Badlonjës të rrugës nacionale Përmet-Tri Urat është bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë bërë të ketë rrëshqitje dherash. Patrulla e Policisë ka siguruar vendin e bllokuar duke vendosur sinjalistikën përkatëse. Mësohet se është lajmëruar firma kontraktore për zhbllokimin e saj.

Kukës - Ndërsa situata paraqitet ndryshe në veri të vendit ku ka pasur reshje të dendura dëbore në qarkun e Kukësit. Lartësia borës në Shishtavec ka shkuar në 15 cm, në Valbonë 20 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 15 cm. Reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor Kukës-Arrën është i bllokuar. Aksi rrugor Bicaj- Bushtricë-Peshkopi, Kukës-Shëmri, Kukës-Qaf Tobli, Krumë, aksi rrugor Bajram-Curri-Valbonë dhe Bajram-Curri -Lekbibaj janë të kalueshëm me paisje dimërore.  Nuk raportohet për probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm dhe po ashtu është nën monitorim gjendja e rezervuarve në të gjithë qarkun.

Korçë - Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithe natës edhe në juglindje të vendit. Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 35 cm ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë, sa i përket zonave të tjera si Voskopoja apo Qafa e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm. Rreshjet me intestitet kanë qënë edhe në zonat e larta malore të Pogradecit trashësia varion nga 10 deri në 25 cm. Për pasojë janë krijuar vishtirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë por aksi nuk është i bllokuar. Probleme ka në njësitë administrative. Dy njësi ajo e Velçanit dhe Dardhasit janë pa energji elektrike dëbora në këto zona arrin deri në 20 cm. Në Velçan është paralizuar lëvizja e mjeteve. Mungesë e energjie ka edhe në 3 fshatra të njësisë Proptisht, në këtë njësi qarkullimi është i mundur.

Në njësinë Trebinjë dëbora ka arritur në 20 cm, vështirësi në lëvizje. Rruga e Dunicës në këtë njësi është bllokuar lëvizja e mjeteve pasi në një pjesë të segmentit rural ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Një njësinë Dardhas deri në qendër të njësisë mjetet qarkullojnë, ndërsa në fshatrat e sipërm të saj Niçë, Osnat, Dërdushë, Stërkanjë nuk realizohet qarkullim mjetesh si pasojë e borës pra fshatrat aktualisht të izoluar.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:35
Reshjet kanë ‘pushtuar’ të gjithë qarkun e Vlorës 11 banesa në ujë! Flet Prefekti Flamur Mamaj: Jemi në orën e rrezikut, Vjosa ka arritur në 7.6m ka dalë nga shtrati në Selenicë

Reshjet e dëndura të shiut kanë vënë në alarm pjesën jugore të Shqipërisë me një nivel 7.6 të Lumit të Vjosës mbi nivelin e detit.

I pyetur nga Report Tv Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka folur për gjendjen alarmate që ka zënë të gjithë qarkun si dhe ka folur mbi ato me risk më të madh. Sipas Perfektit të Vlorës rreziku më i madh është kalimi i kuotës në 8 metra. Zonat më problematike janë Konispoli, Mesapliku dhe Selenica.

Deri më tani 11 familje janë evakuuar pranë bregut të lumit të Vjosës i cili tashmë ka dalë nga shtrati në Selenicë. Megjithatë, Prefekti thekson se nje erë lindore mund të ndihmojë në derdhjen e Vjosës në det.

‘Aktualisht e gjithe situata e ditës së sotme në të gjithë qarkut ka qenë me intesitet të lartë të reshjeve. Kryesisht në zonën e Finiqit, Konsipolit, Himarës, Delvinës, Selenicës, Lumit të Vlorës por edhe këtu në Vlorë. Shpresojmë që me ngadalësimin e reshjeve ta kemi në kontroll situatën deri nesër në mëngjes. Informacionet që na vijnë nga Përmeti nga 7 që ka qenë niveli rreth orës 20:00 tani nga ora 23:00 ka shkuar në 6.2 pra ka rënë me 80 cm. Por ky reflektim i kësaj rënieje do të paktën 12 orë të reflektohet. Na favorizon zbatica dhe jemi në kutën 30 cm dhe drejtimi i erës që është nga lindja për një shkarkim të Vjosës në det.  Niveli i Vjosës për momentin, numri shkon në 7.6, në Përmet siç thashe 6.2, në Memaliaj 5.5 dhe kjo është një situatë e cila na bën të jemi në orën e rrezikut.

Është e vërtëtë që për shkak të reshjeve kemi disa problematika në qark, më të rëndat janë në Konsipol më disa përmbytje të parcelave me manderina po ashtu edhe në Mesaplik me një urë të rrëzuar dhe me një situatë të bllokuar po ashtu edhe Selenica shfaq problematikat e veta me reshje të dëndura. Mendojmë dhe shpresojmë se me kalimin e kësaj situatë meterologjike në të ndërhyjmë për të stabilizuar situatën në këto pika. , komunikoi Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj.

Report Tv mëson se 11 banesa janë në ujë, 7 në fshatin e Navoselës dhe 4 në fshatin Fitore. Priten zhvillime të mëtejshme mbi situatën alarmante të shkaktuar nga moti i keq i cili ka prekur pothuajse të gjithë vendin. 

Ora 23:11
Alarmante! Lumi i Vjosës kalon pikën kritike, arrin në 7.5 metra niveli i ujit

 

1639260715_369b2acd4b204353810aa5113fb1f1cd.jpgShkon në 7.5 metra niveli në lumin e Vjosës, duke kaluar në këtë mënyrë pikën kritike e cila është 7.3. Niveli është rritur ndjeshëm orët e fundit, por është argjinatura ajo që bën mos të dali nga shtrati.  Situata paraqitet kritike, megjithatë ekipet po punojnë në terren për normalizimin e situatës. Argjinatura

Ora 22:11
Shkon 7,2 metra niveli i ujit në lumin e Vjosës, 11 familje lënë shtëpitë, Leli: Shirat vazhdojnë, por puna do të vijojë deri në normalizim

Shkon në 7,2 metra niveli në lumin Vjosë në zonën e Novoselës, në atë që quhet pikë kritike për këtë zonë një situatë që në këto nivele nuk ka ndryshuar gjatë orës se fundit. Aktualisht janë 11 familje, të banesave kryesisht që kanë ndërtuar në afërsi të bregut të lumit të cilët tashmë janë larguar. Situata është duke u mbajtur nën monitorim ndërkohë që kreu i Bashkisë Vlore Dritan Leli ka konfirmuar se situata po vëzhgohet me kujdes.

"Aktualisht niveli i Vjosës është 7.2 metër është në një pikë kritike, por prej më shumë se një ore nuk po rritet më. Të gjithë familjet që kanë shtëpinë afër bregut të lumit, ashtu edhe blegtorët janë larguar nga zonat me rrezik, pasi janë informuar në kohë. Jemi të gjithë në territor për të bërë maksimumin. Shirat vazhdojnë akoma siç e shikoni, megjithatë situata do vlerësim, po japim maksimumin për ta normalizuar.", tha kryebashkiaku.

Situata po monitorohet edhe në Shushicë, por edhe Gjirokastër e Tepelenë për shkak të prurjeve të lumit Vjosë ne këto zona dhe nëse do të ketë apo jo rritje te nivelit. 

"Në zonën e Tepelenës dhe Memaliajt niveli i Vjosës është 7,5 metër, në Përmet 6,8 ka një rënie të lehtë 20 cm. në Shushicë, për fat të mirë ka një tërheqje të ujërave nga Fushat e Llakatundit, të cilat janë larguar në pjesë më të madhe të tyre. ", tha ai.  

Leli tha se situata në qytet është e qetë dhe se pavarësisht shirave nuk ka përmbytje.  Ai shtoi se vëmendja maksimale do t'i dedikohet Vjosës.

Ora 21:13
Çahet dhe shembet asfalti i rrugës Berat-Sinjë, bashkia: Të shmangen lëvizjet e panevojshme drejt fshatit deri në përmirësim e situatës

 

Rruga e asfaltuar Berat-Sinjë ka pësuar shkarje dhe dëmtim të theksuar të asfaltit në krahun e majtë në ngjitje drejt zonës malore të Sinjës. Asfalti ka rrëshqitur dhe është rrëzuar rreth 3 km në hyrje të fshatit Sinjë, duke përbërë rrezik serioz për automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë. Pamundësia për të ndërhyrë për shkak të errësirës dhe reshjeve të shiut ka detyruar bashkinë e Beratit që të rrethojë zonën e shembur dhe të vendosi në të dyja anët e saj, në hyrje dhe në dalje të Sinjës, tabela sinjalizuese për uljen e shpejtësisë dhe rrezikun që u kanoset drejtuesve të mjeteve në këtë pjesë të rrugës Bashkia e Beratit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin e kufizojnë lëvizjet e panevojshme drejt zonës malore të Sinjës, deri sa situata të përmirësohet dhe rrëshqitja e rrugës të ndalet. Burimet zyrtare të bashkisë Berat bëjnë me dije se, pas pastrimit të rrugëve nga gurët tashmë janë të kalueshme edhe rrugët drejt fshatrave malore: Karkanjoz, Bogdan,Qafë Dardhë dhe Mbolan.

“Vazhdojmë konsolidimin e grupeve të terrenit për përballimin e situatës së krijuar nga intensiteti i lartë i reshjeve. Grupet e punës janë në terren në mënyrë që të parandaloj problematiket e krijuara. Ju sugjerojmë të kufizoni lëvizjet deri sa situata të përmirësohet. Lëvizjet në drejtim të fshatit Sinjë të kufizohen si rrjedhojë e reshjeve të shumta deri në përmirësimin e rrëshkitjeve të rrugës kryesore. Strukturat e emergjencave në Bashkinë Berat do të vazhdojnë intensivisht proçesin e kontrollit raportimit dhe ndërhyrjeve në gjithë qytetin. Tashmë të kalueshme rrugët për në fshatrat Karkanjoz,Bogdan,Qafë Dardhë dhe Mbolan”, njofton Bashkia.

Ora 19:50
Del nga shtrati lumi Osum, kishte ngecur në ujë dhe rrezikonte mbytjen, shpëtohet 57-vjeçari që po punonte tokën në Berat

Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum, për shkak të shirave të dendur të ditëve të fundit.

Fuat Topi ka qenë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit Osum kanë vërshuar dhe ai s'ka mundur dot të dalë nga uji. Menjëherë është kërkuar nga banorët ndihma e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë. Punonjësit e Zjarrfikësve Berat janë futur në ujë dhe duke rrezikuar jetën e tyre kanë mundur ta nxjerrin nga lumi 57-vjeçarin Topi.

 Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmosferike, shiu i pandërprerë dhe shtimi i prurjeve të lumit ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të Repartit Zjarrfikës.

Për shkak të kushteve atmosferike,situata në qarkun Berat paraqitet me probleme. Deri më tani niveli i ujit të lumit Osum në Berat është në kuotat maksimale, ai ka arritur në 4.20 m dhe është me tendencë rritjeje,pasi ndikohet nga prurjet e përrenjve dhe sasisë së reshjeve në vazhdim.

Ora 13:55
Reshjet në vend, ministrja e Bujqësisë: Në ndjekje dinamike të nivelit të prurjeve, strukturat në gatishmëri për çdo ndërhyrje

1639227482_FierPermbytjet.jpg

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në ndjekje dhe komunikim të vazhduar me Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të cilat janë të mobilizuara në terren dhe po monitorojnë nga afër çdo ndikim të reshjeve në vend, ka bërë me dije përditësimin mbi situatën e krijuar. Ministrja thotë se deri tani rezulton se në zonën e Vlorës dhe të Fierit, ka rritje të nivelit të lumit Vjosa.

“Jemi në ndjekje dinamike të nivelit të ujit. Strukturat janë në gatishmëri të plotë”, shprehet Krifca.

Ajo gjithashtu komunikon se në zonën e Beratit ka rritje të nivelit të lumit Osum. Në rrjetin e kanaleve kulluese ka nivele të larta të ujit, megjithëse ky rrjet funksionon me kapacitet të plotë. Njëjtë në zonën e Gjirokastrës, ku gjithashtu, ka rritje të nivelit të lumit Drinos. Teksa, në zonat Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës nuk paraqiten problematika. Në zonën e Korçës, pavarësisht niveleve të rritura të lumit Devoll, deri tani nuk paraqiten dalje të ujërave në sipërfaqe të tokave.

“Të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë dhe monitorim. Jemi në terren, në ndjekje të situatës”, përmbyll reagimin e saj Krifca

Ora 13:51
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situata nën kontroll, s’ka rrezik për jetët e qytetarëve dhe banesat

1639227642_Permbytjet1024x5521.jpg

Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Ministria e Mbrojtjes, në bazë të informacioneve të ardhura nga Emergjencat Civile njofton se situata është nën kontroll në të gjithë territorin, ndërsa po ndiqet me prioritet gjendja në qarqe të caktuara për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve.

Në të gjithë vendin, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, duke ruajtur nivelin mesatar të kuotave, rezervuarët po monitorohen dhe janë nën kontroll. Sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normal në të gjitha akset nacionale dhe rurale. Me përjashtim të disa rasteve edhe furnizimi me energji në të gjithë vendin vijon normalisht, po ashtu edhe furnizimi me ujë nuk ka ndërprerje.

Kështu prurjet më të shumta janë ato të lumit Vjosa, por niveli i ujit është brenda kufirit maksimal pa rrezikshmëri. Edhe lumenjtë e tjerë janë në nivele mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati. Në Këlcyrë forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për pastrimin e ujit në një banesë për shkak të bllokimit të tubacioneve.

Emergjencat Civile ndodhen në terren dhe në gatishmëri në qarkun e Gjirokastrës, pikërisht në segmentet rrugore Kolonjë-Golem, në njësinë Cepo, në njësinë Qytet apo në Lazarat, ku vijon puna për të mbajtur të zhbllokuar akset si shkak i prurjeve të shumta.

Edhe në Dropull janë vënë në gatishmëri mjetet për pastrimin e ujit si shkak i daljes së përroit Sopot. Në njësinë administrative Pogon, Zagori, Dropull i Poshtëm e Dropull i Sipërm, fshatin Nderan të bashkisë Libohovë po punohet nga ana e punonjësve të OSHEEE për furnizimin me energji elektrike. Po punohet për riparimin e defekteve edhe në Shkodër, ku pati stakim të Fiderit të Hajmelit dhe Lavatrices në nënstacionin Vau i Dejës.

Reshjet e shumta kanë sjellë probleme në bashkinë Selenicë, ku po ndiqet më vëmendje situata në fshatin Mesaplik, ku prurjet e lumit Shushica dëmtuan urën.

Ka vështirësi në qarkullim në rrugën Peshkopi-Selishtë, ndërsa forcat e policisë rrugore kanë orientuar lëvizjet në aksin Lurë-Rrëshen, pas bllokimit të rrugës rurale Peshkopi- Lurë.

Ora 13:14
Reshjet e shiut/ Vjosa 7 metra mbi nivelin e detit, Dritan Leli: 8 shtëpi të rrezikuara nga përmbytja! Banorët: Shkak ura e ndërtuar në autostradë

 

Situata pranë urës së Mifolit është shqetësuese teksa prurjet janë në rritje. Të rrezikuara janë 8 familje që i kanë banesat pranë lumit. Sipas kryebashkiakut Dritan Leli banorët janë njoftuar për evakuimin e tyre dhe gjësë së gjallë, pavarësisht argjinaturës së ndërtuar. Sipas Lelit faji qëndron tek ndërtimi i shtëpive në këtë zonë lumore, ndaj tani nuk mbetet gjë tjetër veçse banorët duhet të tregohen të  përgjegjshëm e të largohen. Ndërkohë një banor thotë se shkak i përmbytjeve është ura e ndërtuar në autostradë. Niveli i Vjosës mësohet se është 7 metra mbi nivelin e detit.

Ora 12:32
Reshjet e shiut, lumi Osum në kuotat maksimale! 13 fshatra pa energji elektrike në qarkun e Beratit

1639222684_osumi.jpg

Rreshtjet e shiut, që kanë rënë me intensitet të lartë dhe pa ndërprerje që prej mbëmjes së djeshme, kanë rritur së tepërmi kuorat e lumenjve e përrenjve në qarkun e Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, prurjet e lumit Osum në Urën e Varur në Berat dhe në Urën e kanë kaluar pragun e ulët dhe të mesëm dhe janë në tendencë rritje 5 cm në çdo 15 minuta. Të njëjtat burime konfirmojnë se deri më tani situata është nën kontroll dhe për çdo rritje të nivelit të ujërave është kërkuar nga të pesta bashkitë e qarkut të monitorohet situata dhe të raportohet në kohë çdo problematikë.

Si rezultat i motit të keq dhe rreshjeve shumë zona në të gjithë qarkun janë pa energji elektrike. Që prej mëngjesit të sotëm janë pa energji elektrike: fshatrat Perondi e Kozare në bashkinë Kuçovë, fshatrat Cukalat,Pobrat e Poshnje në bashkinë Dimal,fshatrat Vërtop,Tomorricë e Vërtop në bashkinë Poliçan,fshatrat Potom,Gjerbës,Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshati Tërpan në bashkinë Berat.

Burimet zyrtare nga OSHEE-ja konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në këto zona.

Ora 11:52
Fusha e sportit në Derviçan kthehet në liqen, prezencë e madhe uji në autostradën Gjirokastër-Kakavijë

 

Disa toka përfshirë edhe fushën e sportit në Derviçan janë kthyer në liqen për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe të sotme. Sakaq, prezencë të madhe uji ka në autostradën Gjirokastër-Kakavijë. Siç shihet në pamje uji në rrugë ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Ora 10:36
Reshjet e dendura te shiut, përmbytet banesa në Këlcyrë! Shkak bllokimi i tubacioneve

1639215471_KELCYRE.jpg

Një banesë është përmbytur në Këlcyrë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Banesa përdhese në qendër të Këlcyrës është përmbytur për shkak të vërshimit të ujërave dhe bllokimit të tubacioneve të largimit të ujërave. Forcat e shërbimit zjarrfikës dhe punonjës të shërbimeve të Bashkisë po punojnë për largimin e prezencës së ujit në banesë dhe zhbllokimin e tubacioneve.

Ora 10:17
Dalja nga shtrati e përroit të Çullos, çlirohet unaza e Gjirokastrës! Punonjësi i Bashkisë: Jemi të shpërndarë në zonat problematike

 

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që përroi i Çullos të dalë nga shtrati në Gjirokastër duke bllokuar unazën e qytetit e cila më pas u lirua pas ndërhyrjes nga emergjencat. Adriatik Onjea punonjës i Bashkisë Gjiokastër tha se ndodhen në disa vende ku shfaqen problematika.

"Emergjencat e Gjirokastrës janë shpërndarë në pikat problematike. Jemi në pika të ndryshme në aksin e fshatit Zhulat dhe në fshatin Lazarat, gjithandej në Gjirokastër ku ka problematika."-tha ai.

Ora 10:00
Reshjet e dendura të shiut, del nga shtrati lumi Pavël! Përmbyten 5 mijë rrënjë mandarina! Rrezikon 'Shushica' (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe ditës së sotme kanë bërë që lumi i Shushicës në Vlorë të fryhet. Siç shihet në pamjet e siguruara lumi është shumë i rrëmbyeshëm ndërsa rrezikon daljen nga shtrati.

Dalja nga shtrati e lumit Pavël, si pasojë e shirave të dendur gjatë ditëve të fundit, ka bërë të përmbyten rreth 5000 rrënjë mandarina në fshtrat Shalës, Shkallë dhe Çiflik në Bashkinë e Konispolit

Ora 09:45
Reshje të dendura dëbore në qarkun e Korçës! Dardha kalohet vetëm me zinxhirë, disa fshatra pa energji elektrike

 

Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithe natës edhe në juglindje të vendit. Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 35 cm ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë, sa i përket zonave të tjera si Voskopoja apo Qafa e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Rreshjet me intestitet kanë qënë edhe në zonat e larta malore të Pogradecit trashësia varion nga 10 deri në 25 cm. Për pasojë janë krijuar vishtirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë por aksi nuk është i bllokuar.

Probleme ka në njësitë administrative. Dy njësi ajo e Velçanit dhe Dardhasit janë pa energji elektrike dëbora në këto zona arrin deri në 20 cm. Në Velçan është paralizuar lëvizja e mjeteve. Mungesë e energjie ka edhe në 3 fshatra të njësisë Proptisht, në këtë njësi qarkullimi është i mundur.

Në njësinë Trebinjë dëbora ka arritur në 20 cm, vështirësi në lëvizje. Rruga e Dunicës në këtë njësi është bllokuar lëvizja e mjeteve pasi në një pjesë të segmentit rural ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Një njësinë Dardhas deri në qendër të njësisë mjetet qarkullojnë, ndërsa në fshatrat e sipërm të saj Niçë, Osnat, Dërdushë, Stërkanjë nuk realizohet qarkullim mjetesh si pasojë e borës pra fshatrat aktualisht të izoluar.

Ora 09:27
Reshjet e dendura të shiut, rruga Përmet-Tri Urat bllokohet nga rrëshqitja e dherave

1639211944_permetcar7.jpg

Segmenti rrugor në vendin e quajtur Bredhi Badlonjës të rrugës nacionale Përmet-Tri Urat është bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë bërë të ketë rrëshqitje dherash. Patrulla e Policisë ka siguruar vendin e bllokuar duke vendosur sinjalistikën përkatëse. Është lajmëruar firma kontraktore për zhbllokimin e saj.

Ora 09:23
Moti i keq/ Bllokohet rruga nacionale Përmet-Çarçovë-Korçë! Fryhet lumi i Vjosës

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që rruga nacionale Përmet-Çarçovë-Korçë të bllokohet. Reshjet e shumta kanë shkaktuar edhe fryrjen e lumit Vjosë.

Ora 09:13
Moti i keq/ Në Balldre të Lezhës, 150 ha nën ujë! Rrugët nacionale dhe ato rurale, të kalueshme

Foto ilustruese

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë sot edhe qarkun e Lezhës, ndërsa raportohet se deri më tani niveli i ujërave në lumenjtë Drin, Gjadër, Mat dhe Drojë, janë në kuotën normale. Problematike situata paraqitet në zonën depresive të kënetës së Kakarriqit, njësia administrative Balldre, ku janë rreth 150 ha tokë nën ujë. Rrugët nacionale dhe ato rurale dhe ato bashkiake janë të kalueshme, ndërsa nuk ka probleme as në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Ora 09:05
Moti i keq, del jashtë funksionit ura e fshatit Mesaplik në Selenicë, izolohen 300 banorë

 

Moti i keq me reshje të dendura shi dhe erë të fortë ka dëmtuar urën e fshatit Mesaplik në Selenicë, dukë e nxjerrë atë jashtë funksionit. Për pasojë kanë mbetur të izoluar 300 banorë, pasi kjo urë është e vetmja rrugë që lidh fshatin me bashkinë Selenicë.

Ora 08:40
Veriu 'mbulohet' nga dëbora, lartësia deri në 20 cm, bllokohet aksi rrugor Kukës-Arrën! S'ka probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm

Reshje të dendura dëbore janë regjistruar në qarkun e Kukësit ditën e sotme. Lartësia borës në Shishtavec ka shkuar në 15 cm, në Valbonë 20 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 15 cm.

Reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor Kukës-Arrën është i bllokuar. Aksi rrugor Bicaj- Bushtricë-Peshkopi, Kukës-Shëmri, Kukës-Qaf Tobli, Krumë, aksi rrugor Bajram-Curri-Valbonë dhe Bajram-Curri -Lekbibaj janë të kalueshëm me paisje dimërore. 

Nuk raportohet për probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm dhe po ashtu është nën monitorim gjendja e rezervuarve në të gjithë qarkun.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)