VENECIA- Reshje të shumta shiu, përmbytje uji, erëra të forta e rreshqitje dheu, kanë përfshirë gjatë këtyre orëve pjesën veriore të gadishullit italian.

Një i vdekur në Verona, dëme të mëdha në Venezia dhe banesa të evakuara nga përmbytjet e ujit, është bilanci i këtij motit të keq.

Zyra e Mbrojtjes Civile është vënë në gadishmëri të plotë dhe ka nën mbikqyrje totale rajonin e Friuli Venezia Giulia, ku gjatë ditës parashikohen reshje të shumta e erëra të forta.

Guvernatori i Venecias ka shpallur gjendje emergjence dhe ka deklaruar fatkeqësi natyrore.

“Miliona euro është bilanci i dëmeve, duke goditur kështu zemrën e ekonomisë veneciane”, është shprehur guvernatori Luca Zaia.

Një mot i tillë pritet të vazhdojë deri diten e shtunë. Vetëm ditën e dielë pritet te rikthehet dielli. Specialistët thonë se bëhet fjalë për pranverën më të lagësht në këto 200 vitet e fundit.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)