ITALI - Tre persona kanë vdekur në një aksident automobilistik, ndodhur në autostradën, që lidh Torinon dhe Aostën në Itali. Shërbimet e emergjencës raportojnë se nga ky aksident i rëndë automobilistik kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës nga shirat e rrëmbyer dhe në momentin e përplasjes fatale, viktimat kanë dalë nga makinat e tyre. Këto ditë Italia është përfshirë nga moti i keq i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.
Në pjesën veriore ka pasur edhe ndërprerje të linjave hekurudhore, për arsye të erërave të forta dhe ngricave të here pas hershme. Në provincën e Liguria-s ka pasur erëra të forta dhe shërbimet e emergjencës kanë dhënë alarmin e kuq për qytetarët.
Frikë edhe në Pesaro, në jug të Italisë ku ka pasur shkarje dheu duke bllokuar trafikun për kilometra me radhë, ku për fatin e mirë s’ka pasur lëndime dhe dëme në makina.
Gjithashtu temperaturat e ulëta kanë prekur të gjithë pjesën qendrore dhe jugore të gadishullit italian.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com