Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erës disa lagje në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike.
 
Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë mbetur pa energji zona e 'Don Boskos' dhe 'Komuna e Parisit'.
 
OSHEE njofton se punonjësit e saj janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë në dy zonat që janë prekur.
 
Tirana pasditen e sotme u përshi nga reshjet për disa minuta duke sjellë probleme në furnizimin me energji dhe rëndimin e trafikut. 


d.b/shqiptarja.com