Tre varka me pushues kanë rrezikuar të mbyten ditën e djshme për shkak të motit të keq. Policia u ka ardhur në ndihmë pushuesve në Ksamil, Himarë dhe Sarandë.

Fillimisht u shpëtuan tre turistë kosovarë në Ksamil, për shkak se varka e tyre u ca dhe po fundosej.

Ka qënë Policia kufitare e cila ka marrë sinjalin për ndihmë dhe ka shpëtuar 3 kosovarët.

Pak moment më vonë një tjetër varkë u bllokua në detin e Sarandës.

3 turistët nuk mund ta nxirrnin varkën në breg dhe është dashur ndërhyrja e Policisë.

Në Himarë është shpëtuar ditëne sotme edhe një 26-vjecar nga Polonia.

Ai është futurenë plazhin e Drymadhes në det për tu larë dhe duke notuar e ka marrë rryma. Policia kufitare e ka ndihmuar duke e nxjerrë në breg.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve policia u kërkon turistëve që të kenë kujdes kur të futen në det, për shkak të dallgëve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com