ELBASAN- Moti i keq ka përfshirë edhe zonën e Elbasanit. Mbrëmjen e djeshme reshjet e dëborës kanë bllokuar lëvizjen e disa makinave.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi ka siguruar video nga momenti kur shërbimet e policisë se qarkullimit kanë shkuar në ndihmë të qytetarëve të bllokuar nga reshjet e dëborës.

Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur Lleshan në zonën e Gjinarit.