Moti i keq, korrespondenti i Report Tv nga SHBA: Situatë më problematike në 13 shtete! Më shume se 775 mijë biznese dhe familje kanë mbetur pa energji elektrike

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, stuhi dimërore e temperatura të ulëta që nuk janë regjistruar prej shumë vitesh në vend. Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika tregon se si paraqitet situata. Të paktën 22 vdekje të lidhura me stuhinë janë raportuar në disa shtete.

“Numri i viktimave nuk është më 19, është zyrtarizuar të paktën në 22, ndërkohë që burime ende të pa konfirmuara flasin për 28 persona që të kenë humbur jetën, gjithmonë të lidhur me kushtet e motit, përfshirë aksidentet e shkaktuara nga rrëshqitjet, dëbora , nga mungesa e dhënies së ndihmës së shpejt shëndetësore për shkak të mungesës së lëvizjes në qarkullim.”,  thotë Ndrenika.

Aktualisht pothuajse i gjithë vendi është i prekur nga stuhia dimërore, por situata paraqitet me kritike në 13 shtete, të cilat ndodhen në një të ftohtë arktik.

“Që nga Rio Grande, kufirin me Meksikën, të Teksasit deri në New Hampshire, liqenet e mëdha, në kufirin me Kanadanë janë prekur tërësisht. 13 shtete janë në një të ftohtë , një ciklon ose shpërthim arktik ka zotëruar, të paktën të gjithë territorin e SHBA, ndërkohë Montana -45 gradë, New York  apo New Jersey kanë shënuar dhe temperaturat që llogariten më të ulëta në dhjetor ndër vite, në 80 apo 100 vite.”, shprehet gazetari Ndrenika.

Pasojat nga moti i keq ka prekur të pakën 300 milionë amerikanë, ndërsa më shume se 775 mijë biznese dhe familje kanë mbetur pa energji elektrike.

“Të paktën 300 milionë persona janë lidhur drejt për drejtpërdrejtë me kushtet e motitit. Ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, më shumë se 775 mijë biznese dhe shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Janë anuluar ose shtyrë  më shumë se 10 mijë fluturime. Vetëm në natën e Krishtlindjes janë shtyrë 1500 fluturime.", thotë gazetari Ndrenika. 

Stuhia dimërore prej disa ditësh vazhdon të godasë Amerikën e Veriut. Gati 300 milionë persona janë prekur dhe të paktën 22 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq.  Shteti perëndimor amerikan i Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien në -45 gradë celsius.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani