Malësi e Madhe/ I izoluar për shkak të dëborës, 68-vjeçari i sëmurë transportohet me helikopter në spitalin e Shkodrës (FOTO+VIDEO)

Një 68-vjecar i sëmurë nga fshati Lepushë i zonës së Kelmendit, i cili ishte izoluar për shkak të dëborës, është transportuar këtë të mërkurë në spitalin rajonal të Shkodrës nga ekipi mjekësor i Qendrës Kombëtare i Urgjencave Mjekësore dhe atij pilot nga NJTMH.

68-vjecari me inicialet D.P kishte dy ditë me dhimbje akute në bark, të paraqitur në formën e sulmeve të gulçeve të zgjatura. Ishte pikërisht  rreziku i përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore që solli mobilizimin e ekipit mjekësor.

Momentalisht i sëmuri mësohet se është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që, ndihma mjekësore në zonat malore të bllokuara nga dëbora, sikurse kuptohet, vazhdon. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre