Moti i keq në Shkodër, rrëshqitje dherash në Postribë, bllokohet aksi Mes-Ura e Shtrenjtë

Moti i keq në Shkodër, rrëshqitje dherash në Postribë, bllokohet aksi Mes-Ura e Shtrenjtë

Bashkia e Shkodrës njofton se për shkak të motit të keq ka rrëshqitje dherash në Postribë dhe për pasojë është bllokuar aksi Mes-Ura e Shtrenjtë.

‘Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes - Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.

Bashkia Shkodër përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Ftojmë banorët e zonës dhe udhëtarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor.

Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.’- njofton bashkia.

 


Lajmi kryesor:

Rrëshqitje dherash në Postribë, bllokohet aksi Mes-Ura e Shtrenjtë! Përmbytet lagjja 'Besëlidhja' në Lezhë! Pezullohet linja e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Anija shqiptare ‘Lisus’ me mision në Egje asistoi në shpëtimin e 36 emigrantëve që udhëtonin me gomone

Anija shqiptare ‘Lisus’ me mision në Egje asistoi në shpëtimin e 36 emigrantëve që udhëtonin me gomone