VLORË - Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu ka bllokuar ditën e sotme trafikun detar në portin e Vlorës. Për pasojë, sipas burimeve nga kapitaneria është bërë pezullimi i përkohshëm i punës në port.
 
Trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk është nisur drejt Italisë dhe qëndron në radë, ndërsa nuk qarkullojnë peshkarexhat dhe anijet e peshkimit.
 
Dallgët arrijnë në 5 ballë në gji dhe 7 ballë në det të hapur, ndërsa era e fortë ka shkaktuar probleme me furnizimin e energjisë elektrike, apo duke dëmtuar pemët dekorative.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)