Përkeqësimi i kushteve të motit, ka bërë që të pezullohen mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë. Ndërkohë që transporti ndërkombëtar detar do të vijojë.
Në bazë të parashikimit të kohës kushtet hidrometeorologjike për gjirin e Vlorës do të jetë era dhe deti në drejtimin Jug-Juglindje forca 5-6bft, 10-15m/s.
Në orët e mesditës do të ketë një përmirësim të lehtë të këtyre kushteve, por përsëri do të përkeqësohen kushtet e detit dhe të erës.
Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do te jenë ditën e premte datë 05.11.2021.