Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para. Një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e Karaburunit. Punonjësit e OSHES ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila ketë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur riparimin e defektit. Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat. Ndërkohë që situata meteorologjike pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes ku era do e shtojë fuqinë e saj të shoqëruar dhe me reshje shiu te dendur.
Lajmi kryesor:
‘Tërbohet’ deti në Durrës dhe Vlorë, ‘ngrijnë’ tragetet në port, i pamundur lundrimi! Era e fortë rrëzon shtyllën e tensionit të lartë, pa drita Pashalimani










