Rrugët e dy fshatrave në Korçë, Zëmblak dhe Shamoll janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut. Një qytetar u prononcua për Report Tv, ku tha se edhe pse ekipet e emergjencës erdhën shpejt, shiu po binte si i rrëmbyer dhe nuk patën mundësi të bënin shumë.

“Një familje u dëmtua nga reshjet. Ekipet erdhën shpejt po nuk kishin mundësi se çfarë të bënin ishte i rrëmbyer, s’bënin dot gjë. Ndodh shpesh në këtë periferi, shumë shpesh.”- tha qytetari.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Situatë problematike në dy fshatra të Korçës, përrenjtë vërshojnë në rrugë, përmbytin varrezat! Dëmtohen disa banesa