MAQEDONI - Përplasja e dy makinave në Ohër ka shkaktuara shtatë të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar gjatë një aksidenti fatal që ka ndodhur të shtunën pasdite. Të shtatë të plagosurit janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Sipas mjekëve të spitalit, dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit të shkaktuar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Zëdhënësi i Policisë në Ohër, Stefan Dimovski deklaroi se aksidenti ka ndodhur kur një makinë e tipit “Skoda” me targa të Ohrit që po lëvizte drejt nga Kërçova për në Ohër, ka rrëshqitur në rrugë duke kaluar në anën tjetër të rrugës dhe duke u përplasur me një makinë të tipit “Opel Korsa” nga Tetova.

Deri tani nuk ka detaje të tjera nga policia dhe ende nuk është zbardhur identitetin i të plagosurve.

aksident oher


aksident oher


aksident oher

aksident oher


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)