Moti i keq me stuhi shiu ka krijuar probleme në Lezhë. Prej pasdites të së mërkurës, kapiteneria e Portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit, për shkak të detit të trazuar. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditën e së shtunës kur dhe është parashikuar që të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.
Sipas të dhenave zyrtare forca e detit ka rritur 6 deri në 7 ballë, me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Ndërkohë referuar parashikimeve për reshje shiu, me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona.
Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.
“Bashkia Lezhë ju informon se gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona. Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.
Qytetarët këshillohen:
Të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve.
Të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Rrebeshet dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, jashtë funksionit 2 pavijone! Pacientët evakuohen gjatë natës (VIDEO)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?
-
Po
43.8%
-
Jo
50%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 16
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasen 4 makina në aksin Lezhë-Laç, shkak një parakalimi i gabuar, disa të lënduar (VIDEO)
16 Mars, 22:21
-
Lugina e Patokut ‘magnet’ për vendasit e të huajt! Fundjavë në perlën e bregdetit shqiptar
16 Mars, 15:54
-
Basha prezanton kandidatët e 11 majit për Shkodrën: Rama-Berisha i vazhduan pazaret, shqiptarët ‘humbën’ 4 vite për interesa e tyre
16 Mars, 13:50
-
Plagosja e të riut gjatë operacionit të Policisë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin, garanci pasurore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për xhaxhain e tij
16 Mars, 11:02
-
Tornadot shkatërrimtare përfshijnë jugun e SHBA-së, 34 të vdekur (VIDEO)
16 Mars, 07:34
-
Lezha ‘vuan’ për mjekë familje dhe infermierë, drejtori i Kujdesit Shëndetësor: Vakancat do i plotësojmë përmes portalit
15 Mars, 14:41
-
Ndocaj për Report Tv: Berisha është arkivoli që po i përgatitet PD-së! Antikombëtar që duhet të jetë në burg, pasuroi familjen e dhëndrin! SPAK të hapë dosjen e Olldashit
14 Mars, 18:18
-
Lezhë/ Një qytetar kafshohet nga qeni endacak në rrugë, i shkakton plagë në këmbë, transportohet në spital
14 Mars, 17:58
-
Lezhë/ Në kërkim për vjedhje dhe ngacmim seksual, arrestohet 33-vjeçari! Ishte fshehur në një shpellë (EMRI)
14 Mars, 12:04
-
Pas festës vranë Fatbardh Licin/ E dashura e Safet Bajrit udhëtoi me Astmer Bilalin nga Tirana në Shkodër! E ‘tradhtoi’ sinjali i celularit
14 Mars, 10:24
-
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Rinisin nesër
14 Mars, 09:59
-
Tritol lokalit në Lezhë, autori i maskuar vendosi lëndën plasëse! Pronari për Report Tv: S’kam konflikte (VIDEO)
14 Mars, 07:23