Protestë në rrugën e Rinasit, Konfederata e Sindikatave u bën thirrje të rinjve të mos braktisin atdheun

Konfederata e sindikatave mbajti një protestë ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, në këtë 1 maj, kjo sindikatë synon të sensibilizojë me protestën e saj të rinjtë që të mos largohen nga vendi.

Me pankarta dhe flamuj në duar, përgjatë rrugës ata i bëjnë thirrje të rinjve me mesazhin të mos braktisin atdheun por të kujdesen për të: “Mos u largoni, atdheu ka nevojë për ju”, “Stop shpopullimit” apo “Atdheu është pasuri, që duhet ruajtur dhe mbrojtur”. ishin disa nga pankartat e protestuesve.

Gjithashtu ata me pankartat e tyre i bëjnë thirrje edhe politikbërësve të hartojnë politika për të mbajtur të rinjtë ne vend.

Ata u vendosën përgjatë rrugës së re, degëzim i rrugës së Rinasit, ku marrin pjesë kategori të ndryshme, si ajo e autoshkollave, minatorë etj.

Mesazhi ka qenë gjithashtu që të rinjtë e larguar të kthehen në Shqipëri. Sipas tyre shumë sektorë të vendit dhe Shqipëria ka nevojë për ta, pasi po vuhet shumë mungesa e forcës punëtore.

Ata shtojnë se vendi ofron shumë mundësi, mjafton që ligjet të ndryshojnë dhe të rriten pagat.

Protesta e cila u organizua nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë mblodhi me qindra protestues, teksa paralajmëruan se do t’i vijojnë në të gjithë vendin në ditët që do të vijnë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 01/05/2024 10:44

    Atdheu që të lë pa gjë. Atdheu ku s'je pronar por skllav. Mbroni atdheun që nuk është i juaji por i politikanëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg