Për shkak të motit të keq, të shoqëruar me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në zonat malore, drejtuesit e mjeteve këshillohen të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore, për të garantuar siguri gjatë lëvizjes.

Njoftimi i policisë: 

Apel për më shumë kujdes në rrugë. Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë qarkullimit.

Në zonat malore, drejtuesit e automjeteve të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore.

Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha  zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve.

* Moderoni shpejtësinë

* Mos kryeni parakalime të gabuara

* Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit

* Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit.

Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha  zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve.


Lajmi kryesor:

Rrëshqitje dherash e dëborë në disa qarqe! Bllokohet segmenti 'Bogë-Qafë Thore - Theth'