1763536617_energjielektrike.jpg

Edhe këtë të enjte Shqipëria ndodhet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Si pasojë e reshjeve të shiut në oborrin e tre banesave në fshatin Çiflig, Korçë është raportuar prezencë uji, ku janë prekur vetëm hangarë me bazë blegtorale. Vijon puna për pastrimin e kanaleve dhe largimin e ujërave të mbledhura.

Fshati Vinçan
Rruga e fshatit Vinçan pati shkarje dherash. Administratori i Njësisë Administrative, së bashku me Ndërmarrjen e Shërbimeve të Bashkisë ndërhynë dhe u pastruan inertet. Rruga është e hapur pa probleme.

Bashkia Maliq
Në zonën e minierës në fshati Qenckë si pasojë e shkarjeve të dherave pati prezencë inertesh ne rrugë të cilat u pastruan nga kontraktori. Rruga është e hapur vijon normalisht qarkullimi i  mjeteve.

Ndërkohë në aksin e vjetër Korçë-Ersekë (Qarri) janë konstatuar rrëshqitje dherash. Vijon puna për pastrimin e rrugës.

Disa zona kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. Ekipet e OSHEE-së po punojnë për rregullimin e defekteve dhe situata aktualisht është rajoni Korçë: Fideri Vithkuq (n/st Rehovë) pa energji – zonat Protopapë, Peshtan, Mazrekë, Pulahë. 208 abonentë pa energji.

Bilisht: Fideri 8 (n/st Bilisht) pa energji.

1444 abonentë pa energji.

Fideri 1 pa energji – Qinam, Skorovodë, Kreshovë: 60 abonentë.

Fideri 6 pa energji – Panarit, Ballabanovë, Treskë, Grabockë: 50 abonentë.

Maliq dhe Pogradec: Nuk raportohen probleme.

Totali i abonentëve pa energji: 1,762

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit:

Pavarësisht nga intensiteti i rreshjeve, situata në lumin Devoll e Dunavec, paraqitet pa problematika. Ka vetëm një pasyrë uji në tokë bujqësore (pjesa e gropës).


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, evakuohen 14 familje në Njësinë Novoselë dhe Fier! Çahet argjinatura në Kune Vain, pamjet me DRON