14 banesa janë nën ujë në bashkitë e Vlorës dhe të Fierit dhe konkretisht 10 në njësinë Novoselë dhe 4 në Ferras.
Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, është shprehur se janë evakuuar 14 familje, ndërkohë që niveli i lumit Vjosë ka kaluar 8 metra dhe kjo situatë vijon të jetë ende alert.
Situata e krijuar nga prurjet e shtuara në lumin Vjosë, ka detyruar shoqërinë rajonale të ujësjellês - kanalizimeve Fier , të stakojë puset e ujit që furnizojnë stacionin e Kafarajt, për të shmandur dëmtimet e mundshme të tyre dhe turbullimin e ujit të pijshëm. Kjo shkëputje e puseve ka sjellë që nga mesdita e sotme reduktim të pjesshëm të furnizimit me ujë në qytetin e Fierit dhe zonave që marrin shërbim nga stacioni i Kafarajt. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetaréve , ujésjellësi ka njoftuar se puset do të vihen sërish në funksion vetëm pas rënies së nivelit të prurjeve në shtratin e lumit Vjosa.
POGRADEC
Rruga e re Qukës-Qafë Pllocë e inauguruar dy muaj më parë ka pësuar shembje të konsiderueshme, në segmentin mbi fshatin Rrëmenj. Mjaftoi një stuhi për të sjellë pirgun e interteve në rrugën e sapo asfaltuar. Është ndërhyrë nga kompania e mirëmbajtjes por ende një korsi është e bllokuar përgjatë 1 km. Ndërsa në pjesën tjetër të rrugës qarkullimi vijon normalisht.
GJIROKASTËR
Reshjet e dendura të kanë shkaktuar dëmtime serioze në infrastrukturën rrugore të Gjirokastrës. Rruga Asim Zeneli, që lidh fshatrat Saraqinishtë, Tranoshishtë, Krinë dhe Asim Zeneli, është dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit nga mali.
DELVINË
Uji është tërhequr nga Delvina e Finiqi, por dëmet nga përmbytjet e një dite më parë janë të shumta. Në hyrje të qytetit të Delvinës, ku dherat kanë zënë poshtë dy makina. Pronarët e tyre përpiqen me shumë vështirësi të shpëtojnë atë ç’ka mbetur. Tre fshatra janë ende në izolim pasi ura u shemb një ditë në parë në Kakodhiq. Nënprefekti tha se ka nisur evidentimi i dëmeve për dëmshpërblimin e banorëve në Delvinë e Finiq.
VLORË- FIER- LUSHNJE
Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e Novoselës, duke përmbytur tre banesa që ndodhen në brigjet e lumit si dhe tregun e gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit dhe Lumi i Semanit ka dalë nga shtrati në zonën e Ngurëzës së Vogël dhe Imshtës, duke përmbytur 180 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturës. Janë evakuuar stanet me bagëti e gjedhe.
LEZHË-MIRDITË
Në lagunën e Vainit vijon operacioni i ndërlikuar për mbylljen e argjinaturës e cila pësoi shkarje mbrëmjen e së mërkurës. Sipërfaqja e përmbytur është rritur, ku disa banesa janë izoluar dhe rrugët janë bërë të pakalueshme në zonën e Myltes dhe Barbullojës. Banorët shprehen mjaft të shqetësuar, pasi niveli i ujit po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Zejmeni, Barbulloja, Spiteni, Rrila, Myltja, Talja dhe Grykë Lumi janë fshatrat me të ekspozuar ndaj përmbytjeve.
Ndërkohë, në Mirditë është shembur rruga që lidh fshatrat e Kaçinarit me qytetin e Rrëshenit, duke lënë në izolim dhjetëra banorë. Siç shihet në pamje, rrëshqitja është masive duke e bërë ndërhyrjen tepër të vështirë.
DIMAL - BERAT
Në bashkinë Dimal në vendin e quajtur Dafinat ka prezencë uji në 5 banesa në katet e para dhe 2 banesa të tjera janë në fshatin Çiflik. Në fshatin Arrës dhe Çiflik janë përmbytur rreth 13 ha toka bujqësore. Ndërsa në fshatin Veterrik të Beratit janë përmbytur rreth 80 ha me ullishte dhe toka bujqësore. Po ashtu 1 banese është përmbytur në fshatin Moravë.
MAT- BULQIZË
Në rrugët nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Rrëshen ka pasur rrëshqitje të dherave dhe lëvizja kryhet me vështirësi. Bllokimi i kanaleve kulluese e ka rënduar më tej situatën, ndërkohë nuk ka asnjë kompani për mirëmbajtjen e këtyre akseve. Dalja e përroit të Urakës në fshatin Bruç rrezikon përmbytjen e disa banesave për shkak të prurjeve të shumta.
Në Bulqizë, prej afro një jave terminali i autobuzave të linjave interurbane dhe të fshatrave është nën pushtetin e ujit. Po kështu kalohet me vështirësi rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës.
Lajm në përditësim...
Dy banesa në lagjen nr. 6 të qytetit të Korçës janë përfshirë nga uji pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Banorët thonë se kjo situatë përsëritet sa herë ka shi të rrëmbyeshëm, pasi zona nuk ka një kanal kullues funksional që të shmangë grumbullimin e ujërave.
Banorët, mes tyre edhe persona me probleme shëndetësore, shprehen se 48 orët e fundit i kanë kaluar pa gjumë, duke bërë roje për të shmangur dëmet në shtëpi.
“Ne gjithmonë kur bie shi, të njëjtën situatë kemi. Sa herë bie shi, mbytemi, notojmë brenda. Jemi ankuar sa herë, hapin pusetën, vijnë dhe hapin kanalin, por përsëri ujërat e zeza shpërthejnë brenda në banesë. Shyqyr që nuk arriti të hynte uji këtë herë, se i lajmëruam me kohë. Erdhën dje dhe e pastruan pak. Por gryka e tubave është e ngushtë, duhet pastruar dhe ndryshuar,” shprehet njëra nga banoret, bashkëshorti i së cilës sapo ka dalë nga spitali.
Ndërsa një tjetër banore tregon se prej vitesh vuan të njëjtin problem:
“Më ka hyrë uji në banesë. Ne kemi vite që vuajmë këtë gjë. Sa e zhbllokojnë, nuk venë dorë për të hapur një kanal. Jam e sëmurë me astmë, rri duke larguar ujin. Jemi si mos më keq këtu, nuk na i var njeri. Nuk kemi fjetur këto net nga frika.”
Banorët i bëjnë thirrje bashkisë që të ndërhyjë urgjentisht me zgjidhje të qëndrueshme, pasi situata po rrezikon jo vetëm pronat, por edhe shëndetin e tyre.
14 banesa janë nën ujë në bashkitë e Vlorës dhe të Fierit dhe konkretisht 10 në njësinë Novoselë dhe 4 në Ferras.
Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, është shprehur se janë evakuuar 14 familje, ndërkohë që niveli i lumit Vjosë ka kaluar 8 metra dhe kjo situatë vijon të jetë ende alert.
Sipas Çakos, niveli i prurjeve ka qenë në rënie në zonën Tepelenë–Memaliaj, por këtu reflektohet pas disa orësh. Forcat e armatosura dhe emergjencat civile do të qëndrojnë ende në detyrë deri në normalizim të plotë të situatës.
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshimin e ujit, gurëve dhe dherave në rrugën Delvinë - Kardhiq, pranë tunelit të Skërvicës.
Në lagunën e Vainit vijon operacioni i ndërlikuar për mbylljen e argjinaturës e cila pësoi shkarje mbrëmjen e së mërkurës. Sipërfaqja e përmbytur është rritur, ku disa banesa janë izoluar dhe rrugët janë bërë të pakalueshme në zonën e Myltes dhe Barbullojës. Banorët shprehen mjaft të shqetësuar, pasi niveli i ujit po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë, ekipe teknike dhe forca ushtrie janë në terren me mjete të rënda dhe kamionë të ngarkuar me gurë e inerte, me synimin për të frenuar depërtimin e ujit drejt zonave të banuara. Ndërhyrja po zhvillohet mes vështirësish të mëdha pasi rruga që të çon te argjinatura kalon brenda territorit të mbrojtur të kënetës. Kjo e bën lëvizjen e mjeteve të ngadalshme dhe të rrezikshme, duke vështirësuar ritmin e punimeve.
Pavarësisht kushteve të vështira, terreni nuk është lënë asnjë çast pa vëzhgim. Krahas ekipeve të bashkisë, ndihmë kanë ofruar edhe disa kompani private që kanë vënë në dispozicion flotën e tyre të mjeteve për të përshpejtuar mbylljen e çarjes, me qëllim shmangien e mëtejshme të përmbytjeve në fshatrat e Njësive Administrative Shënkollit dhe Zejmenit.
Niveli i lumit Vjosë ka arritur në nivelin 7.75 metra. Për pasojë uji ka përmbytur disa toka në zonën e Novoselës si dhe është afruar pranë një biznesi thertore.
Ndërkohë që janë evakuuar 3 familje, ndërdsa emergjencat janë ende në terren.

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën lidhur me reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug duke shkaktuar përmbytje si dhe problematika të tjera, bllok aksesh e izolime të disa fshatrave.
Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura.
SITUATA SIPAS QARQEVE
QARKU LEZHË
Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore.
Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave.
Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda.
Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale.
Lumi Drin me tendencë rënie; Lumi Mat pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal.
QARKU DURRËS
Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli.
Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes.
Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin.
Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi
Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.
QARKU FIER
Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk.
Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.
Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit.
QARKU VLORË
Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar.
Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa.
Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse.
Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës.
Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq.
Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko.
Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.
QARKU DIBËR
Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë.
Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri.
Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve.
Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit, në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj.
FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat.
Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.
QARKU SHKODËR
Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve.
Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.
QARKU BERAT
Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës.
Në Poliçan ujërat janë tërhequr.
Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik.
Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.
QARKU KORÇË
Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara.
Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.
QARKU GJIROKASTËR
Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet.
Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme.
Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.
QARKU ELBASAN
Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.
QARKU TIRANË
Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit.
QARKU KUKËS
Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm.
Ekipet e OShEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me strukturat në varësi mbetet në monitorim të pandërprerë të situatës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat vendore, ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.
Të paktën prej dy ditësh, Delvina gjendjet nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut, ku rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të inerteve dhe prurjeve të ujit ndërsa toka bujqësore e banesa janë përmbytur. Rrëshqitjet e dheut gjithashtu kanë bllokuar dhe disa automjete, ndërsa është dashur ndërhyrja me mjete të rënda.
Për Report Tv, prefektja e Vlorës, Evis Allushi tha se të gjitha njësitë ndodhen në terren për monitorimin e situatës si dhe po punohet për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.
“Kemi pasur reshje të vazhdueshme me intensitet nga mesatarja deri në nivel të lartë. Delvina është prekur më tepër ka pasur dhe situata që kemi ardhur për t’i parë nga afër. Banorët janë lajmëruar paraprakisht dhe nga an e bashkisë dhe nënprefektit jemi informuar që janë marrë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët. Ndodhem në pika të caktuar ku problematikat kanë qenë më të mëdha dhe t’i ndihmojmë sa të mundemi banorët e këtyre zonave për të rikuperuar dëmet që kanë pësuar nga shtirat”, tha Evis Allushi.
Nënprefekti Kristaq Kiço u shpreh e inspektime do të bëhen në një gjitha bashkitë si dhe po punohet për rivendosjen e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuar.
“Së bashku me prefekten do të bëjmë një inspektim në të gjitha bashkitë e jugut për të evidentuar problematikat. Personalisht dua të falënderoj kryetaren e bashkisë për gatishmërinë për të vendosur në kontroll situatën, për të hapur rrugët kryesore. Kryesore është vendosja e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuara, Lefetehrori, Kakodhiqi dhe Varfaj. Sipas informacioneve që morën nga kryetari i Bashkisë do realizohet sot vendosja e turbinave me qëllim rivendosjen e komunikimit. Do bëjmë evidentimin e dëmeve për familjet që janë prekur nga përmbytjet”, tha nënprefekti Kristaq Kiço.
Në terren gjithashtu ndodhet dhe kryetari i Bashkisë së Delvinës, Besmir Veli, i cili tha se aktualisht po ndërhyret për lirimin e rrugës lidhëse me 3 fshatrat e bllokuar ndërsa po punohet në çdo lagje të qytetit për kthimin në normalitet të situatës.
“Situata është normalizuar reshjet e shiut janë ulur. Aktualisht jemi duke ndërhyrë në rrugën lidhëse të Delvinës me tre fshatrat. Kjo do të jetë e mundur që banorët e këtyre fshatrave të lëvizin deri në mesditë. Do të bëjmë evidentimin e familjeve që kanë pasur probleme me përmbytjet. Në lagjet e tjera të qytetit po ndërhyhet me skrepa dhe punonjës të bashkë për lirimin e rrugëve dhe kthim në normalitet të situatës”, tha Besmir Veli.
Situata nga reshjet e shiut në qarkun Korçë po shkon drejt normalizimit. Prefektura e Qarkut Korçë informon se pas inspektimeve të kryera sot në terren nga struktura e E.C të Prefekturës dhe përfaqësues të Qendrës së Mbrojtjes Civile – AKMC, situatat e shkaktuara nga reshjet janë drejt përmirësimit në të gjithë territorin.
Bashkia Maliq:
Niveli i lumit Devoll dhe lumit Dunavec është në rënie; në Dunavec shënohet ulje rreth 1 metër.
Prezenca e ujit në sipërfaqet bujqësore është e kufizuar vetëm në zona e cilësuar (gropa). Monitorimi vijon.
Bashkia Pustec:
Forcat e MZSH Pustec kanë larguar ujin nga bodrumi i një banese, si pasojë e filtrimeve nëntokësore.
Vijon pastrimi i përroit të fshatit Goricë e Madhe, i mbushur me inerte nga prurjet, si masë parandaluese.
Bashkia Pogradec:
Ka forcuar argjinaturën me baza inertesh për të ndaluar përhapjen e ujërave drejt hidrovorit Tushemisht, aktualisht situata është normalizuar.
Bashkia Kolonjë:
Shërbimi zjarrfikës Ersekë ka larguar ujin nga ambientet e Nënstacionit elektrik Ersekë.
Në Sofra Kolonjare është normalizuar situata nga prurjet e inertëve dhe ujit në rrugë.
Rruga nacionale mbi Psar është pastruar dhe paraqitet e kalueshme pa probleme.
Rezervuari Helmes
Diga paraqitet e stabilizuar, me ulje të lehtë të nivelit të ujit.
Sipas shfrytëzuesit të rezervuarit, situata është normale dhe pa rrezik.Grupet operative të OSHEE-së po punojnë për rregullimin e defekteve dhe situata aktualisht është:
Fideri Vithkuq Nst Rehovë 250 abonente pa energji zona Lekas, Lavdar, Pula, Gjinikas.
Fideri nr.3 Nst Ersekë 500 abonentë pa energji zona Pishtan, Shijan.
Në total 750 abonentë pa energji.
Situata e përgjithshme
Strukturat vendore të emergjencave civile raportojnë se nuk ka problematika të tjera në territor.
Prefektura vijon monitorimin dhe koordinimin me të gjitha strukturat përgjegjëse për garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Një qen i cili kishte mbetur i izoluar në rrjedhën e lumit Vjosë, pas prurjeve të mëdha që kanë rritur nivelin e ujit pranë urës së Mifolit është shpëtuar nga Forcat e Armatosura.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara qeni ndodhet në një zonë mes ujit, ku rryma është e fortë dhe terreni i pakalueshëm.
Në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë janë shfaqur sërish vështirësi, pasi për të disatën herë janë regjistruar rrëshqitje dherash të cilat kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi sigurinë dhe cilësinë e ndërtimit të këtij projekti të kushtueshëm.
Rruga, me një kosto rreth 260 milionë euro dhe me një periudhë ndërtimi që zgjati afro 14 vite, është prezantuar si një nyje e rëndësishme lidhëse midis lindjes dhe perëndimit të vendit por përsëritja e problemeve ka ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e saj.
Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive.
Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes nga kompania e mirëmbajtjes.
Reshjet e dendura të kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën rrugore dhe atë të ujësjellësit në disa zona të qarkut Gjirokastër.
Rruga Asim Zeneli, që lidh fshatrat Saraqinishtë, Tranoshishtë, Krinë dhe Asim Zeneli, është dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit, duke lënë banorët e këtyre fshatrave thuajse të izoluar.
Kjo është hera e dytë që segmenti Tranoshishtë-Krinë rrëzohet nga reshjet, ndërsa Bashkia ka ndërhyrë në pastrimin e inerteve dhe hapjen e përkohshme të qarkullimit.
Për stabilizimin e situatës kërkohen investime të mëdha, pasi terreni i rrëshqitshëm vijon të paraqesë rrezik.
Përveç bllokimit të qarkullimit, banorët po përballen edhe me mungesë uji të pijshëm, pasi është dëmtuar linja e ujësjellësit që furnizon të gjithë Njësinë Administrative Antigone.
Në rrugët nacionale Burrel - Skuraj dhe Burrel - Rrëshen ka janë hasur probleme edhe sot si pasojë e motit të keq.
Në segmentin e Shkopetit pati rënie të gurëve në të gjithë gjatësinë e tij. Ndonëse firma mirëmbajtëse ishte gjithë kohën në terren, herë herë rruga ishte me një kah lëvizje. Për fat të mirë nga prania e gurëve në rrugë nuk pati aksidente rrugore.
Më problematike situata ishte në aksin tjetër nacional Ura e Matit - Rrëshen. Edhe gjatë ditës së djeshme por edhe gjatë ditës së sotme ka patur rënie të vazhdueshme të dherave.
Më problematik ishte segmenti në vendin e quajtur “Pujkë” ku në disa pjesë rruga është kthyer me një sens lëvizje. Ndërkohë dalja e përroit të Urakës në fshatin Bruç rrezikon përmbytjen e disa banesave për shkak të prurjeve të shumta të cilat kanë dëmtuar argjinaturën mbrojtëse.
Kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli i shoqëruar nga kryetari i sapo zgjedhur Altin Bojni panë nga afër situatën në fshatin Bruç. Zeneli tha se situata është e rëndë sa i përket rrugëve rurale, ndërsa ekipet e Bashkisë janë në terren.
Ndërkohë, “Ura e Lufit” në Zenisht është në prag të shembjes pasi është e mbuluar nga uji dhe në këmbën jugore të saj është hapur një gropë e cila vijon të gërryejë bazamentin.
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit ka bërë që lumi Vjosa të arrijë kuotën maksimale dhe të dalë nga shtrati në zonën e tregut pranë Urës së Mifolit, duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore.
Aktualisht këto pamje me dron tregojnë edhe situatën me lumin Vjosa ( të filmuara në Novoselë pranë Urës së Mifolit), teksa grupet e punës ndodhen në terren për monitorimin e situatës.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë monitorimit të situatës së krijuar nga dalja e lumit Vjosë në zonën e urës së Mifolit, ka bërë të ditur se niveli i ujit ka arritur në 7.1 metra mbi nivelin e detit. Sipas tij, aktualisht ndodhemi në një situatë alerti, teksa rreziku mbetet i pranishëm dhe gjithçka po monitorohet në varësi të prurjeve që vijnë nga zona e jugut, ku si në territorin shqiptar, ashtu edhe në atë grek, ka pasur reshje të shumta.
Çako theksoi se tre banesa pranë shtratit të lumit janë evakuuar, ndërsa pranë tyre ka prezencë uji. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos krijojnë panik, pasi – siç tha – kjo nuk ndihmon në menaxhimin e situatës. Sipas tij, pika kritike mbetet mbi 8 metra, ndërsa ditët në vijim priten sërish reshje, ndaj monitorimi do të vijojë pa ndërprerje.
Aktualisht, lumi Vjosë ka arritur nivelin e 7.1 metrave pranë urës së Mifolit dhe ka dalë gjithashtu në pjesën e pazarit pranë urës.
Prej disa ditësh, strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit.
Ministria e Mbrojtjes raporton se si paraqitet situata në qarqet me problematike të vendit.
SITUATA SIPAS QARQEVE:
Qarku Durrës
Në Sukth po vijon pastrimi i kanaleve të ujërave me dy eskavatorë, ndërsa në Ishëm po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga rrëshqitjet. Në Bubq, Mazhë dhe Mallkuç po punohet për normalizimin e zonave të përmbytura dhe asistimin e banorëve. Në Thumanë ekipet po pastrojnë kanalet kryesore dhe po përforcojnë argjinaturat.
Qarku Lezhë
Në Shënkoll po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit, ku FA kanë dislokuar mjete të rënda dhe varka për parandalimin e përmbytjeve të fushës së Bregut të Matës.
Në Shëngjin është punuar për largimin e ujin nga oborret e shtëpive, pallateve dhe hoteleve me 10 forca të FA, 3 automjete, 3 pompa si dhe 11 forca bashkiake
Ndërsa në Kurbin dhe Mirditë po punohet për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave. Ekipet e emergjencave ndodhen në terren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga rrëshqitjet.
Qarku Kukës
Subjektet kontraktore po pastrojnë gurët dhe inertet në rrugët nacionale për të mbajtur akset të kalueshme, ndërsa në Ujmisht dhe Zapod po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Në Has po vlerësohen dëmet në urën e dëmtuar.
Qarku Shkodër
Në Shalë është hapur segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa në pjesën Ndërlysaj–Breg-Lumi ekipet vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës së mbuluar nga rrëshqitjet.
Qarku Gjirokastër
Në Libohovë po punohet për zhbllokimin e aksit Suhë–Poliçan pas shembjes së rrugës, ndërsa në Dropull ekipet po punojnë për disiplinimin e ujërave dhe rikthimin e energjisë. Në Memaliaj po ndërhyhet në aksin Allkomemaj–Tepelenë për riparimin e trupit të rrugës. Prania e ujit në disa akse të Gjirokastrës po monitorohet nga strukturat vendore.
Qarku Vlorë
Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore po punojnë për evakuimin e familjeve të prekura nga dalja e lumit Kalasë dhe për zhbllokimin e rrugëve ndërmjet fshatrave. Në Finiq po ndërhyhet për largimin e ujërave dhe mbështetjen e familjeve të evakuuara, ndërsa në Selenicë po pastrohen rrëshqitjet në aksin Brataj–Kuç. Në Sarandë po largohet uji nga banesat e përmbytura dhe po asistohen familjet. Niveli i Vjosës vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Qarku Fier
Në Lushnjë po monitorohet situata nga dalja e lumit Seman në tokat bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat. Ndërsa strukturat vendore po garantojnë funksionimin normal të akseve rrugore, energjisë dhe ujësjellësit.
Qarku Elbasan
Në akset Elbasan–Peqin dhe Elbasan–Librazhd po pastrohen inertet dhe po lirohen akset rrugore nga inertet. Ndërsa në Gramsh po ndërhyhet me mjete për të shmangur daljen e lumit Kerpicë nga shtrati.
Qarku Berat
Në Berat po vendosen prita mbrojtëse dhe po pastrohen rrugët për shkak të prurjeve të Osumit, i cili ka përmbytur qindra hektarë tokë. Në Poliçan dhe Dimal po ndërhyhet në zonat ku lumi ka dalë nga shtrati dhe po ndihmohen familjet e prekura. Aksi Berat-Poliçan po pastrohet nga gurët dhe inertet.
Qarku Korçë
Në Devoll dhe Miras po punohet për riparimin e urave të dëmtuara, ndërsa në Denas-Lekas po monitorohet aksi rrugor, në të cilin ka prezencë uji. Në Vithkuq e Bulgarec po ndërhyhet pranë banesave të rrezikuara nga prania e ujit. Në Maliq e Kolonjë ekipet po ndërhyjnë për të riparuar pasojat e rrëshqitjeve të dherave. Po monitorohet rezervuari i Rotit, ku niveli i ujit është rritur.
Qarku Dibër
Në Dibër dhe Klos po punohet për pastrimin e përrenjve që kanë dalë nga shtrati dhe për mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Në Mat janë angazhuar mbi 40 forca me mjete të specializuara për hapjen e rrugëve të dëmtuara, evakuimin e familjeve dhe menaxhimin e përmbytjeve në shkolla e banesa. Në disa akse rurale në Dërjan, Rukaj, Macukull e Lis po punohet për rikthimin e qarkullimit.
Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati brenda argjinaturës për shkak të prurjeve të shtuara që janë regjistruar deri tani.
Autoritetet paralajmërojnë se sipas parashikimeve, lumi pritet të dalë edhe jashtë argjinaturës, duke rrezikuar tokat bujqësore në zonën e Çermë Shkumbinit.
Aktualisht situata po monitorohet nga institucionet përkatëse për parandalimin e përmbytjeve të mundshme.
Reshjet e dendura të ditëve të fundit në Kukës, përveç ndërprerjeve të herëpashershme në furnizimin me energji elektrike, kanë treguar edhe një herë gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore në zonat e thella malore.
Në fshatin Kolesjan, në lagjen Palush, rrëshqitja e dheut nga prurjet e ujit bllokoi segmentin rreth 2 kilometra që e lidh lagjen me rrugën nacionale Kukës-Bicaj-Kolesjan-Bushticë.
Fadroma e Drejtorisë së Rrugëve të Bashkisë Kukës, ka ndërhyrë për të hapur qarkullimin.
Faik Palushi, kryetar i lagjes, thotë se situata përsëritet sa herë bie shi me intensitet.
Sipas tij, rruga që shërben për 24 familje është prej vitesh në gjendje tepër të amortizuar dhe banorëve u është premtuar nga bashkia se do të ndërtohet
Edhe Drejtoria e Rrugëve Rurale konfirmon se reshjet e ditëve të fundit krijuan probleme në disa segmente rrugore.
Bilbil Shahu, drejtori i Rrugëve Rurale, thotë se ekipet kanë ndërhyrë menjëherë në çdo pikë ku është raportuar bllokim.
Ai shton se, pavarësisht dëmeve në infrastrukturë, nuk është evidentuar asnjë rast përmbytjeje apo depërtimi të ujit në banesa dhe izolim të banorëve.
Situata më problematike është paraqitur në Zapod dhe në segmentet rrugore të Koloshit, ku mjetet e rënda janë detyruar të ndërhyjnë dy herë për të garantuar qarkullimin.
Megjithëse situata është stabilizuar, banorët e zonave të thella rurale thonë se çdo kohë me reshje e shndërron qarkullimin në sfidë, duke treguar nevojën urgjente për investime të qëndrueshme në rrugët lidhëse te fshatrave që mbeten jetike për banoret e zonave te larta malore.
Rritja e nivelit të ujit në lumin Seman si rezultat i prurjeve nga zonat Berat e Skrapar ka bërë që lumi të dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së Vogël dhe Imshtës.
Rreth 180 hektarë tokë bujqësore është përmbtytur brenda argjinaturës.
Shtabi i emergjencave të bashkisë Lushnjë në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Fier që administron lumenjtë Seman e Shkumbin, paraprakisht kanë evakuuar stanet me bagëti e gjedhë.
Sipas Inxhinierit të Drejtorisë së Ujërave dhe Kullimit Ferdinand Dervishi do të ketë akoma rritje të nivelit të ujit deri në mesditë e më pas niveli do të ulet.

Edhe këtë të enjte Shqipëria ndodhet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Si pasojë e reshjeve të shiut në oborrin e tre banesave në fshatin Çiflig, Korçë është raportuar prezencë uji, ku janë prekur vetëm hangarë me bazë blegtorale. Vijon puna për pastrimin e kanaleve dhe largimin e ujërave të mbledhura.
Fshati Vinçan
Rruga e fshatit Vinçan pati shkarje dherash. Administratori i Njësisë Administrative, së bashku me Ndërmarrjen e Shërbimeve të Bashkisë ndërhynë dhe u pastruan inertet. Rruga është e hapur pa probleme.
Bashkia Maliq
Në zonën e minierës në fshati Qenckë si pasojë e shkarjeve të dherave pati prezencë inertesh ne rrugë të cilat u pastruan nga kontraktori. Rruga është e hapur vijon normalisht qarkullimi i mjeteve.
Ndërkohë në aksin e vjetër Korçë-Ersekë (Qarri) janë konstatuar rrëshqitje dherash. Vijon puna për pastrimin e rrugës.
Disa zona kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. Ekipet e OSHEE-së po punojnë për rregullimin e defekteve dhe situata aktualisht është rajoni Korçë: Fideri Vithkuq (n/st Rehovë) pa energji – zonat Protopapë, Peshtan, Mazrekë, Pulahë. 208 abonentë pa energji.
Bilisht: Fideri 8 (n/st Bilisht) pa energji.
1444 abonentë pa energji.
Fideri 1 pa energji – Qinam, Skorovodë, Kreshovë: 60 abonentë.
Fideri 6 pa energji – Panarit, Ballabanovë, Treskë, Grabockë: 50 abonentë.
Maliq dhe Pogradec: Nuk raportohen probleme.
Totali i abonentëve pa energji: 1,762
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit:
Pavarësisht nga intensiteti i rreshjeve, situata në lumin Devoll e Dunavec, paraqitet pa problematika. Ka vetëm një pasyrë uji në tokë bujqësore (pjesa e gropës).
Prej gati një jave terminali i autobusëve të linjave interurbane dhe të fshatrave është nën pushtetin e ujit. Ndonëse kanë kaluar 7 ditë, Bashkia Bulqizë ka qenë e pafuqishme për të zgjidhur situatën dhe të kthejë në normalitet operimin e terminalit.
Niveli i ujit vijon të mbetet i lartë si në fushën e terminalit po ashtu edhe në rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës. Kalimi në rrugë nga automjetet mbetet i vështirë ndërsa qytetarët shmangin kalimin në këtë zonë për shkak të pranisë së ujit.
Ndërhyrja e Bashkisë Bulqizë me mjetin zjarrfikës nuk ka dhënë asnjë efekt duke e lënë zonën të përmbytur që prej fundjavës së kaluar.
Shqetësuese situata mbetet edhe për bizneset që operojnë në këtë zonë ku e kanë thuajse të pamundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar.
Sakaq, mësohet se Bashkia e Bulqizës ka kërkuar ndihmën e Emergjencave Kombëtare për ta zgjidhur si problem. Shkak dyshohet se është mosfunksionimi siç duhet i kanaleve kulluese që nga Qafa e Buallit, ku në ditët me shi grumbullohet shumë ujë i cili përfundon në këtë zonë
Reshjet e shiut që kanë vijuar që prej ditës së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme në qarkun e Beratit. Sipas shtabit të emergjencave, niveli i lumit të Osumit sot në Berat ka qenë 3.71m(+) dhe në Skrapar 2.33 m(+).
Si pasojë e daljes së lumit nga shtrati në fshatin Veterrik në Njësinë Administrative Velabisht në Berat, janë nën ujë rreth 80 ha sipërfaqe ullishte dhe toka bujqësore.
Në fshatin Moravë në bashkinë Berat, ka prezencë uji nënjë banesë ku jetojnë një çisft i komunitetit rom.
Në bashkinë Dimal,në lagjen "Dafinat", katet e para të 5 banesave 2-3 katëshe janë të mbuluara nga uji, ndërkohë që banorët nuk kanë dashur të largohen nga banesat dhe kanë qëndruar në katet e dyta, duke u përpjekur ta largojnë ujin me me mjete rrethanore.
Prezencë uji ka pasur edhe në oborret e dy banesave në fshatin Çiflik në bashkinë Dimal. Po kështu,në fshatrat Arrëz dhe Çiflik të bashkisë Dimal, janë përmbytur rreth 13 ha toka bujqësore.
Në bashkinë Poliçan sipas raportimit ka përmirësim të situatës, ku në fshatin Bregas dhe Vodicë, ujërat janë duke u tërhequr.
Lidhur me kalueshmërinë e rrugëve, në aksin aksin Berat - Poliçan, në vëndin e quajtur Çezma e Thatë ka rënie inertesh. Grupet e punë në terren për pastrimin e rrugës.
Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi thotë se gjatë gjithë natës kanë punuar për të bërë të mundur bllokimin e pjesës së argjinaturës së dëmtuar në lagunën në Tale. Ai thekson se të pranishme janë edhe Forcat e Armatosura në rast nevoje të evakuimit të banorëve në zonat që rrëzikojnë të përmbyten. Ai thotë se po dërgojnë inerte për të mbyllur argjinaturën.
“Mbrëmë rreth orës 10, fragmenti i argjinaturës së lagunës së Vain që lidhet me kanalin Spiten Hidrovor ka pësuar thyerje dhe strukturat e bashkisë Lezhë me bordin e kullimit janë angazhuar, kanë bërë vlerësimin e situatës, kanë ardhur mbështetje nga FA për në gadishmëri në rast nevoje për evakuim. Puna ka filluar në mesnatë kur janë njoftuar disa kompani private që po na suportojnë me mjete për materialet inerte që do të bëjnë mbylljen e argjinaturës, gjatë natës është punur për shtrimin e rrugës deri në pikën ku është bërë çarja pasi terreni është i vështirë. “, tha Zefi.
Zona e Bregut të Matës në Lezhë rrezikon që të përmbytet pasi argjinatura e lagunës në Tale është dëmtuar dhe për pasojë uji ka vërshuar drejt zonave të banuara. Banorët shprehen të indinjuar. Njëri prej tyre thotë se këneta ka pasur ngarkesë për shkak se hidrovori e ka futur ujin në kënetë. Ai shprehet se nuk do të bëhet asgjë nëse hidhet vetëm zhavorr, por kërkon që të ketë beton.
“Po përmbytet si në ‘60. Kur nuk ka qenë hidrovori. Njësoj është bërë. E gjithë pjesa është e mbytur në ujë. Kjo punë është bërë vetëm për hatër të peshkatarëve mos me dalë në det. Eskavatori e ka çuar 10 metra pa u bashkuar me detin. Tani erdhi e plasi këtu. Pika më e dobët. Nuk kanë pasur kohë me e bërë se këtu ka qenë pjesë e ulët dhe me e ardhur me përforcuar që të mos çahet. Këneta ka pas ngarkesë sepse i gjithë hidrovori e ka futur ujin në kënetë. Me një vend ka pasur për t’u hapur se uji e hap rrugën vetë. Këtu vetëm ushtria me sjell blinda betoni se me dhe nuk zë më. Ja ku është zhavori..por nuk mbushet me zhavor. Vetëm me beton.”, tha banori.
Një tjetër thotë se shkak i kësaj situate është bërë edhe devijimi i rrugës.
“Kur ka filluar rruga, që ka marrë firma, e kanë pyetur firmën, dhe i kam thënë a do të lihet vendi për t hapur kanalin. As nuk e lanë as vend për eskavato dhe e kanë devijuar projektin e rrugës mbi tre metra. Tani janë sjellë trotuarin në kanal dhe me spostuar rrugën në kanal, këtu jemi të përmbutur nga kjo rrugë. 57 mln që ka sjellë shteti për turizëm dhe ne përmbytemi si vend. Këtu mund të përmbytet komplet bregu i Matës. Situata ka filluar që natën. Vendi do përmbytet, dhe devijimi i rrugës është problem kryesor.”, shtoi ai.

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit ka bërë që niveli i lumit Vjosa përgjatë Tepelenës është më pak se 1 metër nga pika kritike e tij.
Problem mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan në Bashkinë Libohovë për shkak të dëmtimit të një ure në dalje të fshatit Suhë. Në fshatin Picar Bashkia Gjirokastër aksi Kolonjë-Golëm është bllokuar nga inertet, kjo rrugë është në ndërtim, për hapjen e saj po punon firma ndërtuese.
Në Bashkinë Tepelenë probleme në rrugët: Salari-Elezaj, Kurvelesh, në rrugën e fshatit Mamaj dhe në rrugën Dukaj-Kordhaj ku ka bllokime nga daljet e inerteve, forcat bashkiake po punojnë për pastrimin e inerterteve.
Ndërkohë në fshatrat e Dropullit problematikë mbetet furnizimi me energji elektrike.
Situata vijon të jetë problematike nga moti i keq në Vlorë. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit. Rrezikohen që të përmbyten tokat bujqësore.
Ndërkohë, situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike sa i përket reshjeve të rëna gjatë gjatës, të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj , që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën e Fierit.
Vjosa rrezikon që të dalë nga shtrati drejt tokave bujqësore, ndërkohë sa i përket akseve rrugore, janë të kalueshme.
Komente












LUMI PERMBYT SEPSE VIDHEN FONDET PER KANALE,,,PRITA DHE THELLIM LUMEJSH.....DHE MBJELLJE PEMESH ANES LUMIT.....
Përgjigju