Moti i keq/ Përmbytje në Durrës! Pezullohet lundrimi i trageteve Sarandë-Korfuz! Kapiteneria: Të mos dalin në det as anijet e vogla! Disa fshatra në Lezhë pa drita (VIDEO)
Ndryshimi i beftë i motit, nga temperatura të larta, në reshje të dendura të shiut dhe erë të fortë, ka sjellë probleme në disa zona në vend.
TIRANË- Ndryshimi i beftë i motit, nga temperatura të larta, në reshje të dendura të shiut dhe erë të fortë, ka sjellë probleme në disa zona në vend.
Në lagjen 18 në Durrës rrugët janë përmbytur, siç mund të shihet në pamjet që Report Tv, teksa në Sarandë është pezulluar lundrimi. Si pasojë e motit të keq është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës në drejtimin Sarandë - Korfuz dhe anasjelltas nuk janë lejuar të qarkullojnë. Kapiteneria ka njoftuar anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla janë njoftuar që të mos dalin në lundrim.
Problematika pati edhe në Lezhë, ku disa fshatra nuk kanë pasur energji elektrik për shkak të dëmtimit të linjave. Mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk kanë dalë për peshkim për shkak të dallgëve në Shëngjin.
Lundrimi i peshkarexhave dhe mjeteve të vogla lundruese u pezullua dhe në Vlorë. Kapiteneria njofton se moti pritet të ketë përmirësime në mbrëmje, ndërsa nga e diela ato do vazhdojnë punën normalisht.
Pas një kohe të gjatë thatësirë, moti pësoi një kthesë të ndjeshme, ku u ulën temperaturat si edhe pati reshje të dendura shiu.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Moti i keq në Lezhë/ Pezullohet lundrimi në det i peshkarexhave! Disa zona probleme me furnizimin me energji
Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka shtuar dallgëzimin në bregdetin e Lezhës.
Për rrjedhojë prej mbrëmjes së kaluar, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk kanë dalë në det për të peshkuar.
Gjithashtu nga moti i keq janë krijuar probleme edhe më furnizimin me energji elektrike në disa zona për shkak të dëmtimit të linjave.
Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në fshatrat ku ka probleme.
Përmbytet rruga pranë stadiumit në Durrës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve (VIDEO)
Reshjet e shiut gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar bllokim në lagjen nr. 18 në Durrës pranë stadiumit. Siç shihet nga pamjet, rruga është përmbytur, ndërsa është bërë shumë i vështirë qarkullimi i qytetarëve, por edhe mjeteve.
Aktualisht situata është stabilizuar. Ndërkohë nuk ka anulim të lundrimeve të trageteve.
Moti i keq me shi e me erë të dendur/ Pezullohet lundrimi i trageteve Sarandë-Korfuz! Kapiteneria: Të mos dalin në det as anijet e vogla (VIDEO)
Si pasojë e motit të keq është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës në drejtimin Sarandë - Korfuz dhe anasjelltas nuk janë lejuar të qarkullojnë. Gjithashtu Report Tv ka mësuar se edhe anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla janë njoftuar që të mos dalin në lundrim, për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur.