Moti i keq, mbyten 5 varka në Vlorë, lundrimi vijon i pezulluar, nga Durrësi lëvizja 12 orë me vonesë (VIDEO)

Mbi vendin tonë këtë të diel mbizotëron një mot me reshje lokale, ndërsa në terrenet malore janë në formë shtrëngate. Në vijën bregdetare frynë një erë e fortë, ndërsa në disa zona shoqërohet edhe me shi lokal. Kjo ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës si pasojë e motit të keq, lundrimi të vijojë i pezulluar edhe ditën e sotme. Ndërkohë që raportohet se janë mbytur 5 varka të vogla peshkimi në zonën e Plazhit të Vjetër.

Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Bari-Durrës nuk u nisën mbrëmë për shkak të motit të keq, pasi forca e detit ka qenë 8 deri 9 ballë. Kjo ka bërë që tragetet të nisen sot në mëngjes dhe mbërrijnë në mesditë në të dyja portet. Trageti i nisur nga Ankona për Durrës do të mbërrijë sipas grafikut. Në mbrëmje pritet përmirësim i motit dhe normalizim në lundrimin detar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen