Moti i keq/ Rikthehet energjia elektrike në të gjitha zonat në Lezhë! Në Berat dhe Skrapar probleme me lëvizjen e mjeteve

Moti i keq/ Rikthehet energjia elektrike në të gjitha zonat në Lezhë! Në Berat dhe Skrapar probleme me lëvizjen e mjeteve

Punonjesit duke punuar per rikthimin e energjise

Situata në të gjithë vendin është përmirësuar ditën e sotme pas problematikave të krijuara si pasojë e motit të keq.

Pas tre ditësh probleme si shkak i motit të keq në Lezhë, është bërë i mundur rikthimi i energjisë elektrike në të gjitha zonat. Punonjësit e njësisë së OSHEE kanë punuar pa nderprerje përgjatë këtyre diteve per riparimin e dëmeve nga stuhia e deborës, e cila solli rrëzim shtyllash e dëmtim linjash në shume zona.

Probleme në lëvizjen e mjeteve në disa zona periferike të Beratit dhe të Skraparit, si pasojë mbizotërimit të akullit në rrugë.

Probleme me lëvizje ka pasur në disa zona të thella të Beratit dhe të Skraparit, si në Gjerbës, Qafën e Devrisë, Potom, Çepan, Zalonshnje. Ndërsa në zonat e Beratit janë problem fshatrat Tomor i Madh dhe Tomor i Vogël, Sinjë, ku kalimi bëhet vetëm me zinxhirë si pasojë e mbizotërimit të borës dhe të akullit në rrugë.

Ndërkohë Rezervat e Shtetit kanë dorëzuar sot 35 ton koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:13
Përmbytjet në zonën e nën Shkodrës, Peleshi: FA pranë banorëve të prekur, shpërndamë 35 ton koncentrat për bagëtitë në Dajç

'Rezervat e Shtetit kanë dorëzuar sot 35 ton koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç.'- kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në një postim në rrjetet sociale Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije, se pas evakuimit të familjeve të rrezikuara, sigurimit të lëvizjes me mjetet e larta dhe lundruese të FA, shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet më në nevojë, Rezervat e Shtetit dorëzuan sot 35 ton koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç.

'Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes vijojnë të jenë pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Nën Shkodrës. Pas evakuimit të familjeve të rrezikuara, sigurimit të lëvizjes me mjetet e larta dhe lundruese të FA, shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet më në nevojë, Rezervat e Shtetit vijuan dorëzimin e 35 ton koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç.'- thekson Peleshi.

Ora 10:23
Moti i keq, rikthehet qarkullimi normal në rrugët rurale të bllokuara nga bora në qarkun e Kukësit

 

Ekipet e tre bashkive të qarkut Kukës kanë bërë të mundur sot funksionimin normal të rrugëve rurale të bllokuara nga reshjet e borës, si dhe qendrat e njësive dhe rrugën nacionale.

Lajmin e bëri të ditur Komisioni I Mbrojtjes Civile pranë prefekturës Kukës, përmes njoftimit për situatën ditore qarkun e Kukësit , ku thuhet se rrugët rurale në administrim të bashkive që lidhin Njësitë Administrative me rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Edhe Rruga e Kombit është tërësisht e qarkullueshme. Mjetet borëpastruese kanë hedhur kripë për eliminimin e ngricave dhe akullit në rrugë. Rrugët drejt Hasit e Tropojës janë të qarkullueshme pa probleme.

Të qarkullueshme deri më tani janë edhe rrugët nacionale në territorrin e Bashkisë Kukës. Komisioni I Mbrojtjes Civile në Prefekturë  njoftoi se në fshatra dhe njësi administrative  të veçanta të Kukësit dhe Hasit  ka probleme edhe me furnizimin me energi elektrike, si Nj.Ad Bushtricë, Bashkia Kukës dhe fshatrat Pogaj e Kishaj në Nj.Ad Gjinaj, Bashkia Has. Reshjet e dëborës që ranë gjatë ditëve të fundit dhe temperaturat e ulëta shkaktuan një situatë të vështirë në qarkullimin në pothuajse të gjitha njësitë administrative të qarkut Kukës.Ndërkohë problematike është situata në rrugët e brendshme të lagjeve dhe trotuaret e qytetit të Kukësit, për shkak të prezencës së borës por edhe të akullit, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve dhe të kalimtarëve.      

Njoftimi zyrtar KMC prefektura Kukes.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 8:00 datë 16.02.2021 është si më poshtë;

Situata e motit ka qenë e qetë, e shqoqëruar me  temperatura të ulëta.

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë  kohës për mbajtjen në gatishmëri të tyre.

Në orën 22:40 datë 15.02.2021 rruga Kukës Vasije km 31 është bllokuar nga rrëshqitja e dherave e inerteve ,por shumë shpejt nga kontraktori që ka në performance këtë rrugë është bërë funksionale.

Angazhimi i  kontraktorëve që kanë në performancë rrugët nacionale është i plotë.

Rrugët rurale në administrim të bashkive që lidhin Nj.Ad me rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive është punuar për hapjen e rrugëve të cilat lidhin fshatrat me Nj.Ad. 

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës, përveç Nj.Ad Bushtricë Bashkia Kukës dhe fshatrat Pogaj e Kishaj Nj.Ad Gjinaj Bashkia Has.

Ora 10:18
Ngricat në rrugë, ARRSH jep informacion për gjendjen në akset kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të borws dhe ngricave të ditëve të fundit.

Në raportin e fundit të publikuar nga ARRSH rezulton se disa akse rrugore në rajonin verior dhe qëndror të vendit vijojnë të jenë problematike dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.

Informacioni i plotë:

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Rajoni verior

Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:

Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

Rajoni qendror

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:

Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

Rajoni jugor

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë.

Ora 10:14
Ngrica në rrugë, disa zona të thella të Beratit dhe të Skraparit probleme me lëvizjen e mjeteve

1613287897_Sequence03.00002803.Still032.jpg

Probleme në lëvizjen e mjeteve në disa zona periferike të Beratit dhe të Skraparit

Disa zona periferike të Beratit dhe të Skraparit kanë probleme me lëvizjen e mjeteve, si pasojë mbizotërimit të akullit në rrugë.

Probleme me lëvizje ka pasur në disa zona të thella të Beratit dhe të Skraparit, si në Gjerbës, Qafën e Devrisë, Potom, Çepan, Zalonshnje.

Ndërsa në zonat e Beratit janë problem fshatrat Tomor i Madh dhe Tomor i Vogël, Sinjë, ku kalimi bëhet vetëm me zinxhirë si pasojë e mbizotërimit të borës dhe të akullit në rrugë.

Ndërsa furnizimi me energji elektrike nuk ka munguar.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tafili: 16/02/2021 18:46

    Albin Kurti fitoi zgjedhjet me premtime, fontan dëshirash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë