Moti i keq, rikthehet qarkullimi normal në rrugët rurale të bllokuara nga bora në qarkun e Kukësit

 

Ekipet e tre bashkive të qarkut Kukës kanë bërë të mundur sot funksionimin normal të rrugëve rurale të bllokuara nga reshjet e borës, si dhe qendrat e njësive dhe rrugën nacionale.

Lajmin e bëri të ditur Komisioni I Mbrojtjes Civile pranë prefekturës Kukës, përmes njoftimit për situatën ditore qarkun e Kukësit , ku thuhet se rrugët rurale në administrim të bashkive që lidhin Njësitë Administrative me rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Edhe Rruga e Kombit është tërësisht e qarkullueshme. Mjetet borëpastruese kanë hedhur kripë për eliminimin e ngricave dhe akullit në rrugë. Rrugët drejt Hasit e Tropojës janë të qarkullueshme pa probleme.

Të qarkullueshme deri më tani janë edhe rrugët nacionale në territorrin e Bashkisë Kukës. Komisioni I Mbrojtjes Civile në Prefekturë  njoftoi se në fshatra dhe njësi administrative  të veçanta të Kukësit dhe Hasit  ka probleme edhe me furnizimin me energi elektrike, si Nj.Ad Bushtricë, Bashkia Kukës dhe fshatrat Pogaj e Kishaj në Nj.Ad Gjinaj, Bashkia Has. Reshjet e dëborës që ranë gjatë ditëve të fundit dhe temperaturat e ulëta shkaktuan një situatë të vështirë në qarkullimin në pothuajse të gjitha njësitë administrative të qarkut Kukës.Ndërkohë problematike është situata në rrugët e brendshme të lagjeve dhe trotuaret e qytetit të Kukësit, për shkak të prezencës së borës por edhe të akullit, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve dhe të kalimtarëve.      

Njoftimi zyrtar KMC prefektura Kukes.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 8:00 datë 16.02.2021 është si më poshtë;

Situata e motit ka qenë e qetë, e shqoqëruar me  temperatura të ulëta.

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë  kohës për mbajtjen në gatishmëri të tyre.

Në orën 22:40 datë 15.02.2021 rruga Kukës Vasije km 31 është bllokuar nga rrëshqitja e dherave e inerteve ,por shumë shpejt nga kontraktori që ka në performance këtë rrugë është bërë funksionale.

Angazhimi i  kontraktorëve që kanë në performancë rrugët nacionale është i plotë.

Rrugët rurale në administrim të bashkive që lidhin Nj.Ad me rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive është punuar për hapjen e rrugëve të cilat lidhin fshatrat me Nj.Ad. 

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës, përveç Nj.Ad Bushtricë Bashkia Kukës dhe fshatrat Pogaj e Kishaj Nj.Ad Gjinaj Bashkia Has.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Rikthehet energjia elektrike në të gjitha zonat në Lezhë! Në Berat dhe Skrapar probleme me lëvizjen e mjeteve


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë