Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar më shumë aksidentet gjatë ditëve të fundit duke sjellë rezik për qytetarët.
ISHP me anë të një postimi në rrjete sociale u ka bërë apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm se ku udhëtojnë në kushte të vështira atmosferike.
Duke pasur parasysh se disa zona janë mbuluar nga bora, ISHP sugjeron qytetarët që të mos kalojnë me makinë në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.
“Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj. Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike. Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat. Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.
Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin. Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina. Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie. Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara. Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli”, thotë ISHP.
Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 3 aksidente në zona të ndryshme të vendit, dhe ndër të tjera kanë ndikuar edhe kushtet e këqija atmosferike.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq në Dibër/ Vërshimi i ujërave dhe rrëshqitje dherash në Bypass-in e ‘Rrugës së Arbrit’, qarkullim me vështirësi i mjeteve
22 Nëntor, 19:56
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
VIDEOLAJM/ Erërat dhe stuhitë prishin çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë
22 Nëntor, 16:24
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat
22 Nëntor, 12:57
-
Moti i keq përfshin Vlorën, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
22 Nëntor, 12:44
-
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
22 Nëntor, 12:35
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)
22 Nëntor, 12:30
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Vaun e Dejës pa energji elektrike! Rrëshqitje dherash në rrugët e Fushë-Arrëzit
22 Nëntor, 12:28