Moti i keq,Veliaj: Njoftoni në 112 për
emergjenca,kujdes ndaj të moshuarve

Moti i keq,Veliaj: Njoftoni në 112 për<br />emergjenca,kujdes ndaj të moshuarve
Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sistemimin e personave në kushte rruge drejt qendrave sociale. Gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Bashkiake janë gjetur dhe shoqëruar 24 persona të pastrehë, ku 21 prej tyre janë gjetur në hapësirat publike të qytetit.

Këta persona janë dërguar në qendrat e strehimit si më poshtë: Qendra e Përbashkët në Laprakë- 7 persona; Qendra Sociale Multidisiplinare Njësia 9 - 12 persona; Qendra Komunitare Shkozë- 1 person; si dhe 1 i mitur i cili u dërgua në banesë. Ndërkohë, janë shoqëruar edhe tre persona të tjerë të identifikuar nga njësitë administrative.

Përmes një postimi në twitter, Kryebashkiaku Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve  që të telefonojnë për çdo emergjencë në numrin 112 dhe të ndihmojnë personat e moshuar.

“Bashkia Tiranë transferoi mbrëmë 24 të pastrehë në qendrat sociale. Ju lutem sinjalizoni ☎️ 112 për raste, kontrolloni fqinjët e moshuar ❄️”, shkruan Veliaj.

Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës ngriti shtabin e emergjencave me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të shmangur pasojat e kushteve të këqija atmosferikë tek ata që flenë në mjedise të ndryshme publike apo që janë në vështirësi..

Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion disa godinë që do të shërbejnë si qendra strehimi të përkohshme. “ Në rast nevoje ne do të përdorim të gjitha kopshtet, të gjitha shkollat, madje pallatin e sportit apo edhe konviktet tona të nxënësve dhe të studentëve, duke qenë se ende nuk ka filluar shkolla, konviktet i kemi ende në dispozicion. Do të jetë gjithashtu e hapur për të gjithë qytetarët, që i kap i ftohti në qendër të Tiranës, edhe kjo seli, Bashkia e Tiranës, zyra ime, zyra e Këshillit Bashkiak  dhe të gjitha zyrat publike për këdo qytetar që moti i ftohtë e kap në rrugë dhe ka nevojë të fusi kokën diku për t’u ngrohur sa të kalojë vala e të ftohtit”, deklaroi dje Veliaj.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot