Moti i keq, zv. Drejtori i ARRSH-së: Në rrugën e Borshit do bëhet ndërhyrje e menjëhershme! Kemi marrë masa për ditët në vijim

Zëvendës drejtori i ARRSH-së, Erion Koka në një intervistë për Report Tv ka shpjeguar situatën aktuale të disa prej akseve rrugore të vendit pasi janë përfshirë nga reshjet masive të shiut.

Ai thotë se aktualisht janë shfaqur problematika në disa prej akseve. Gjithashtu ai foli dhe për rrugën e Borshit e cila pësoi çarje gjatë ditës së sotme për të cilën u shpreh se autorititeti rrugor do të ndërhyjë menjëherë për të bërë të mundur rregullimin e saj.

Koka u shpreh se ARRSH ka marrë masa dhe për ditët në vijim për të mbajtur në kontroll situatën.

“Në rajonin verior, akset e Tropojës kemi pasur reshje bore dhe kanë arritur në trashësinë 30 cm. Gjatë natës është bërë pastrimi i rrugës, kanë filluar dhe reshjet e shiut duke e bërë këtë aks të qarkullueshëm. Peshkopi-Dajreç ka pasur problematika për shkak të reshjeve të shiut me intensitet  të lartë dhe prezencën e ujit në rrugë. Në Lezhë-Shkodër, Han i Hotit-Tamarë ka pasur reshje shiu, kemi pasur rrëshkitje në rrugë por nuk ka përbërë problem. Janë marrë masa për të vendosur sinjalistika provizore për të mos pasur probleme në qarkullime. Në Borsh ka pasur një rrëshkitje të madhe të një pjese të rrugës. Gjysma e karrexhatës ka rrëshkitur.

Do bëhet një ndërhyrje emergjence për të ndërhyrë dhe për të rregulluar. Situata është alarmante në atë pjesë por autoriteti rrugor nuk do të largohet prej aty. Gjithmonë autoriteti rrugor do të ndërmarrë një hetim. Do të shohim se çfarë ka ndodhur. Rruga mund të jetë rikonstruktuar por duhet parë arsyeja pasi mund të jetë rikonstruktuar vetëm pjesa e asfaltit. Këtu kemi një rrëshkitje masive të këtij segmenti. Që me fillimin e mirëmbajtjes dimërore që fillon nga muaji nëntor dhe përfundon në muajin mars, ne jemi përgatitur për skenarë të tilla. Ne jemi të përgatitur për tu përballur me këto situata. Ne jemi të përgatitur për këtë punë. Në Shqipëri janë angazhuar rreth 500 mjete. Janë 5000 ton kripë” – tha Koka.


Lajmi kryesor:

Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja