Moti i nxehtë pritet edhe ditën e sotme. Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.

Vlerat maksimale të saj do të arrijnë në 38 gradë celsius. Vapa do të ndihet më shumë në zonat e ulëta.

Gjatë pasdites do të ketë kalime vranësirash kryesisht në zonat veriore, por temperaturat do të jenë gjithnjë në rritje.

Ndërsa era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

moti

Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com