Moti/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë paradites në një pjesë të madhe të territorit

Moti/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë paradites në një pjesë të madhe të territorit

Mot i paqëndrueshëm

Sot (e mërkurë) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në bregdet: 5/16°C ;

në vendet e ulëta: 4/15°C ; në vendet malore: -2/8°C

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Këngëtari që u largua në 1997-ën: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë

Këngëtari që u largua në 1997-ën: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë