TIRANË- Nisur nga situata e përkeqësuar e motit dhe reshjet e dendura të shiut, Drejtoria e Policisë Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në akset rrugore, për shkak të lagështirës dhe pamjes së kufizuar.
 
Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor gjatë lëvizjes në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)