Moti me shi/ Anijet e tonazhit të vogël të bllokuara në Durrës! Era rrit forcën e dallgëve në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla
Moti me shi nuk ka krijuar probleme në Durrës dhe Fier. Në qarkun e Fierit gjatë natës ka patur rreshje të shoqëruara me shkarkesa atmoferike. Sipas informacionit të marrë nga prefektura nuk ka patur asnjë shqetesim edhe nga lumenjtë
Moti me shi nuk ka krijuar probleme në Durrës dhe Fier.
Në qarkun e Fierit gjatë natës ka patur rreshje të shoqëruara me shkarkesa atmoferike. Sipas informacionit të marrë nga prefektura nuk ka patur asnjë shqetesim edhe nga lumenjtë. Në Durrës vazhdon e njëjta situatë me motin. Tragetet vazhdojnë normalisht lundrimet sipas grafikëve. Vetëm anijet e tonazhit të vogël dhe peshkatoret të bllokuara në port.
Kurse në Vlorë kushtet e rënduara hidrometeorologjike në Port vështirësojnë lundrimin detar. Era e fuqishme ka rritur ndjeshëm forcën e dallgëve e cila është regjistruar 6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe era e fortë në drejtimin JUG ka shkaktuar forcën e dallgëve 7 ballë jashtë gjirit të Vlorës.
Këto kushte kanë rikthyer pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit teksa anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të ankorohen në breg të detit.
Prej disa ditësh në vendin tonë kanë filluar reshjet e shiut dhe të borës në disa zona malore.
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë! Era rrit forcën e dallgëve
Kushtet e rënduara hidrometeorologjike në Portin e Vlorës vështirësojnë lundrimin detar.
Era e fuqishme ka rritur ndjeshëm forcën e dallgëve e cila është regjistruar 6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe era e fortë në drejtimin JUG ka shkaktuar forcën e dallgëve 7 ballë jashtë gjirit të Vlorës. Këto kushte kanë rikthyer pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit teksa anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të ankorohen në breg të detit.
Ndërkohë nuk ka lëvizje të trageteve pasi e kanë ditë pushimi sipas kontratës që kanë me portin detar Sh.a Vlore. Ndaj dhe trageti i linjës me Brindisin ditën e sotme është në radhë. Sipas kapitenerisë së Portit Detar përmiresimi i kushteve hidrometeorologjike pritet të jetë në datën 10.12.2020 mbas orës 02:00.